E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE:Zgjedhjet, test për Shqipërinë

Zgjedhjet më 28 qershor do të jetë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. Kështu është shprehur precidenca e BE-së në një deklaratë për zgjedhjet. Në deklaratë thuhet se zgjedhjet do të tregojnë pjekurinë demokratike dhe gatishmërinë për të lëvizur përpara drejt integrimit më të ngushtë me BE-në. BE-ja, po vëzhgon nga afër procesin e zgjedhjeve dhe ka shpresë, dhe është në interesat e Shqipërisë, se këto zgjedhje të jenë paqësore dhe të përmbushin standardet ndërkombëtare thuhet në deklaratë. Gjithashtu BE i kërkon qeverisë Shqiptare dhe partive politike për të punuar së bashku për të siguruar që zgjedhjet të bëhen në mënyrë paqësore, dhe se të gjithë ata që duan të votojnë në 28 qershor të jenë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë. BE inkurajon të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në këto zgjedhje dhe të sigurojnë dokumentet e nevojshme për ta bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›