Afati i shtyrjes së pajisjes me karta, ndikim pozitiv në rrethin e Beratit
Nesër mbaron afati për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik të personave pa pasaportë. Sipas operatorëve shtyrja e tre ditëve për aplikim ka ndikuar pozitivisht pasi këto tre ditë qendrave në rrethin e Beratit i janë drejtuar për aplikim rreth 265 persona pa pasaporta. Ndërsa vazhdohet tu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë tu drejtohen sa me shpejt deri në orën e fundit zyrave ku aplikohet për kartë identiteti, gjë e cila do tiu mundësoj pjesëmarrjen në votimet e zgjedhjeve parlamentare më 28 qershor.
Në lidhje me vonesën për aplikim, shumë qytetar që i janë drejtuar zyrave ditët e fundit, thanë se kane pasur probleme ekonomike ndaj nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë më parë për kartën e identitetit. Sipas burimeve nga komunat e rrethit te Beratit problem ka aktualisht me këtë proces në komunën e Poshnjës ku djegia e të dhënave të rreth 500 personave I ka detyruar të riaplikojnë nga fillimi duke vonuar procesin sipas burimeve nga kjo komunë, procesi këto ditë ka qenë me ritme shumë të shpejta për shkak se nga firma Aleat është çuar një operator tjetër i cili ka ndikuar ndjeshëm në aplikim të shumë personave pa pasaportë të cilët do tju jepen kartat në duar para zgjedhjeve.