E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor, nis shqyrtimet e ankesave të partive

Kolegji Zgjedhor ka nis shqyrtimin e ankesave të subjekteve poltike, të cilët kanë ankimuar pranë tij vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ankimimet janë lidhur për rezultatet e qarqeve Berat, Shkodër, Fierit e Durrës. 

TIRANE- Nis në Kolegjin Zgjedhor shqyrtimi i ankesave të subjekteve zgjedhore, të cilat kanë ankimuar pranë këtij institucioni vendimet e KQZ-së, lidhur me rezultatet e votimeve në qarqet e Beratit, Shkodrës, Fierit dhe Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kolegji ka nisur mbledhjen e parë me marrjen ne shqyrtim të dy ankesave të PD-së për Qarkun e Fierit. Kjo forcë politike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të 6 qendrave të votimit në këtë qark dhe vendimin e KQZ-së të datës 13 korrik për tabelën përfundimtare të rezultateve në Fier.
Ndërsa PS-ja ka depozituar katër kërkesa ankimore për qarqet Berat, Shkodër, Tiranë dhe Fier. Socialistët kërkojnë rinumërim të fletëve të pavlefshme në Berat dhe shpalljen të pavlefshme të votimit në komunën Ruzhdie të Fierit, si dhe në disa qendra votimi në Tiranë e Shkodër. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›