Unaza e Vogël ndërron gjurmë
Unaza e Vogël kryeqytetase
do të ndryshojë
gjurmë. Nga projekti
fillestar i saj ka mbetur
jashtë rruga "Murat Toptani", që
rrethon kalanë e Tiranës. Në këtë
rrugë do të ndalohet qarkullimi i
makinave. Pas rikonstruksionit,
destinacioni i saj do të jetë vetëm
në shërbim të këmbësorëve. Ndërsa
projekti i ndryshuar i Unazës së
Vogël tashmë ka një tjetër itinerar.
Ai do të shtrihet nga ura e re e rrugës
"4 Dëshmorët", do të kthehet te
Parku i Namazgjasë, do të shkojë
drejt Rrugës së Barrikadave dhe
pastaj do të kthehet aty për të
lidhur pjesën e Rrugës së Barrikadave
me atë prapa Muzeut Historik.
Pengesë tashmë mbetet zhvendosja
e nënstacionit elektrik,
që gjendet në këtë segment të
fundit dhe akordimit të fondeve
nga qeveria për ndërtimin e tij.
Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës,
përpara një audience ku
nuk mungonin arkitektë, studiues,
urbanistë e qytetarë të
kryeqytetit kanë argumentuar
planin e ri që do të ketë edhe
mbështetjen financiare të Komisionit
Evropian. "Zotërojmë skenarin
që na jep mundësi ta mbyllim
këtë rrugë për trafikun, ta
kthejmë në një rrugë këmbësore
dhe ta rindërtojmë në një mënyrë
krejt të re", tha kryebashkiaku Edi
Rama në këtë takim. Kjo është
edhe projektideja konceptuale
për rivlerësimin e zonës rreth
kalasë së Tiranës, në kuadër të
projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm
dhe i integruar i
trashëgimisë kulturore dhe historike
të qendrës së Tiranës". Pas
zbulimit të rrënojave të kalasë së
Tiranës, në trupin e Unazës së
Vogël punimet u ndërprenë në
kërkim të një zgjidhjeje që të ruante
vlerat historike dhe kulturore
të këtij objekti, por edhe të mos
pengonte zhvillimet e qarkullimit
të automjeteve dhe këmbësorëve
në këtë segment rrugor. Një kompani
e huaj, me përvojë në çështjet
e lëvizshmërisë së mjeteve
dhe të njerëzve në qytet, mori
detyrën të studionte mundësitë
dhe të sillte skenarët e mundshëm
për ndalimin e trafikut në
këtë zonë dhe kthimin në një
rrugë këmbësorësh me vlera historike
e kulturore. Arkitekti Nikos
Fintikakis, të cilin Rama e cilësoi
si një mik të bashkisë, do të
paraqesë një ide për rivlerësimin
e plotë arkitektonik dhe urbanistik
të këtij segmenti, që pastaj do
të kthehet në një projekt zbatimi.
"Me financimin e BE-së do të na
japë mundësinë të kemi këtu një
segment tërësisht të ri, të modernizuar,
që do të jetë edhe një
pasqyrë e një të shkuare të çmuar,
në qendër të Tiranës", shpjegoi
më tej kreu i pushtetit vendor të
kryeqytetit. Ai e ka konsideruar
këtë një lajm shumë të mirë për të
gjithë banorët e kryeqytetit,
veçanërisht për më të moshuarit
dhe më të vegjlit "që dëshirojnë
dhe meritojnë gjithmonë e më
shumë mundësinë të ecin në këmbë".
Por është një lajm shumë i
mirë edhe për librin e historisë së
Tiranës, tha Rama, që me këtë projekt
do të pasurohet me pamje të
reja nga një e shkuar që nxjerr në
pah vlera e pika të reja referimi.
do të ndryshojë
gjurmë. Nga projekti
fillestar i saj ka mbetur
jashtë rruga "Murat Toptani", që
rrethon kalanë e Tiranës. Në këtë
rrugë do të ndalohet qarkullimi i
makinave. Pas rikonstruksionit,
destinacioni i saj do të jetë vetëm
në shërbim të këmbësorëve. Ndërsa
projekti i ndryshuar i Unazës së
Vogël tashmë ka një tjetër itinerar.
Ai do të shtrihet nga ura e re e rrugës
"4 Dëshmorët", do të kthehet te
Parku i Namazgjasë, do të shkojë
drejt Rrugës së Barrikadave dhe
pastaj do të kthehet aty për të
lidhur pjesën e Rrugës së Barrikadave
me atë prapa Muzeut Historik.
Pengesë tashmë mbetet zhvendosja
e nënstacionit elektrik,
që gjendet në këtë segment të
fundit dhe akordimit të fondeve
nga qeveria për ndërtimin e tij.
Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës,
përpara një audience ku
nuk mungonin arkitektë, studiues,
urbanistë e qytetarë të
kryeqytetit kanë argumentuar
planin e ri që do të ketë edhe
mbështetjen financiare të Komisionit
Evropian. "Zotërojmë skenarin
që na jep mundësi ta mbyllim
këtë rrugë për trafikun, ta
kthejmë në një rrugë këmbësore
dhe ta rindërtojmë në një mënyrë
krejt të re", tha kryebashkiaku Edi
Rama në këtë takim. Kjo është
edhe projektideja konceptuale
për rivlerësimin e zonës rreth
kalasë së Tiranës, në kuadër të
projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm
dhe i integruar i
trashëgimisë kulturore dhe historike
të qendrës së Tiranës". Pas
zbulimit të rrënojave të kalasë së
Tiranës, në trupin e Unazës së
Vogël punimet u ndërprenë në
kërkim të një zgjidhjeje që të ruante
vlerat historike dhe kulturore
të këtij objekti, por edhe të mos
pengonte zhvillimet e qarkullimit
të automjeteve dhe këmbësorëve
në këtë segment rrugor. Një kompani
e huaj, me përvojë në çështjet
e lëvizshmërisë së mjeteve
dhe të njerëzve në qytet, mori
detyrën të studionte mundësitë
dhe të sillte skenarët e mundshëm
për ndalimin e trafikut në
këtë zonë dhe kthimin në një
rrugë këmbësorësh me vlera historike
e kulturore. Arkitekti Nikos
Fintikakis, të cilin Rama e cilësoi
si një mik të bashkisë, do të
paraqesë një ide për rivlerësimin
e plotë arkitektonik dhe urbanistik
të këtij segmenti, që pastaj do
të kthehet në një projekt zbatimi.
"Me financimin e BE-së do të na
japë mundësinë të kemi këtu një
segment tërësisht të ri, të modernizuar,
që do të jetë edhe një
pasqyrë e një të shkuare të çmuar,
në qendër të Tiranës", shpjegoi
më tej kreu i pushtetit vendor të
kryeqytetit. Ai e ka konsideruar
këtë një lajm shumë të mirë për të
gjithë banorët e kryeqytetit,
veçanërisht për më të moshuarit
dhe më të vegjlit "që dëshirojnë
dhe meritojnë gjithmonë e më
shumë mundësinë të ecin në këmbë".
Por është një lajm shumë i
mirë edhe për librin e historisë së
Tiranës, tha Rama, që me këtë projekt
do të pasurohet me pamje të
reja nga një e shkuar që nxjerr në
pah vlera e pika të reja referimi.