E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Sherbimit Civil pa 3 anetare nis zevendesimi

/ /

Mese 6 kandidate te propozuar nga Pushteti Lokal dhe Kontrolli i Larte i Shtetit u prezantuan para deputeteve te komisionit ne Kuvend. Komisioni i Sherbimit Civil eshte aktualisht me 2 anetare nga 5 qe duhej te kishte dhe momentalisht nuk ka as kryetar ne drejtim te tij. Ky komision ka ngelur pa kryetar per shkak se Kostandin Kazanxhi i cili kryente kete detyre pas shkarkimit te Mimoza Hysenajt eshte larguar prej disa muajsh ne SHBA. Deputetet degjuan dje tre anetare te ardhur nga pushteti vendor Ramiz oba Faik Sula dhe Manushaqe Hilej ku njeri prej tyre do te zevendesoje Vera Shtjefnin e cila prej nje viti mban detyren e anetares se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kuvendi do te votoje me shumice te thjeshte njerin prej ketyre anetareve. Nga ana tjeter u degjuan edhe tre kandidatet e derguar nga KLSH-ja Pellumb Beqiraj Fatmir Tafaj dhe Pjeter Beleshi njeri prej te cileve do te zere vendin e Sajmir Manit te cilit i ka perfunduar mandati ne korrik te ketij viti. Nderkohe Keshilli i Ministrave do te propozoje edhe ai nje kandidat per te zevendesuar Kostandin Kazanxhiun. Para deputeteve te gjashte anetaret folen mbi karrieren e tyre profesionale dhe problematiken e KSHC-se. Ata iu pergjigjen pyetjeve te deputeti Enkelejd Alibeaj per mundesite e permiresimit te funksionimit te ketij institucioni teper i rendesishem per mbrojtjen e nepunesve civile. Gjithashtu pranuan situaten e veshtire ne te cilen ndodhet Komisioni si dhe u shprehen se me plotesimin e vakumit te anetareve pritet qe te normalizohet situata e vendimmarrjes ne kete Komision. Ky institucion pritet te shkrihet me ngritjen e Gjykates Administrative por shtyrja e votimit te ketij ligji ben te nevojshem plotesimin e Komisionit te Sherbimit Civil me anetare sic e parashikon ligji perkates. Anetaret zgjidhen me shumice te thjeshte dhe propozohen 2 nga qeveria nje nja Kontrolli i Larte i Shtetit dhe 2 nga Pushteti Lokal. Ne KSHC ka pasur dy doreheqje. Njera ka qene e Mimoza Hysenaj e zgjedhur me mandat deri ne vitin 2012 dhe tjetra e Shanin Bistrit i cili kishte po te njejtin mandat. Nje vend vakant u krijua edhe pas mbarimit te mandatit te Saimir Manit si dhe te Vera Shtjefnit e cila u emerua nga Kuvendi si anetare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Se fundmi u krijua vakum me doreheqjen e Kostandin Kozanxhit i kishte cili mandat deri ne vitin 2015. Kandidatet

Te propozuar nga
pushteti lokal
Ramiz oba
Faik Sula
Manushaqe Hilej
Zevendesohet
Vera Shtjefni

Te propozuar
nga KLSH
Pellumb Beqiraj
Fatmir Tafaj
Pjeter Beleshi
Zevendesohet
Sajmir Mani

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›