E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 vjecarja e vdekur në banesën në flakë është vrarë

TIRANE- Aurora Trashani, vajza shkodrane e cila u gjet dje e vdekur, ndërsa apartamenti ku banonte kishte marë flakë është vrarë.

Dyshohet se viktima të jetë goditur me thikë dhe më pas i është vënë flaka shtëpisë, në mënyrë që vdekja e saj të dukej aksidentale.

“Policia e Tiranës njofton sot se “32 vjecarja ishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të mprehta si dhe ka patur djegje në trup. “

Vajza jetonte me qera në një apartament në katin e pestë të pallatit 64, pranë godinës së Sigurimeve Shëndetsore Tirane, në rrugën Muhamet Gjollesha”. Ka qenë ora 12:00 e së mërkurës kur forcat zjarrfikëse të njoftuar nga fqinjët kanë mbërritur në apartamentin e përfshirë nga flakët.
Fillimisht mendohej se shkak i vdekjes të ishte asfiksimi, pasi një ngrohëse me gaz ishte lënë pranë krevatit ku ndodhej edhe trupi i pa jetë i 32 vjeçares. Por, pas hetimeve në vendngjarje, rezultoi se 32-vjeçarja ishte vrarë.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa shërbimet e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit kanë kryer veprimet procedurale. Materialet i kaluan Prokurorise parashikuar nga Nenet 76 të Kodit Penal.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›