E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger mund të largohet nga Arsenali

Arsene Wenger ka sugjeruar se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Arsenal. Wenger, 62 vjeç, i cili ka edhe dy vjet kontratë me klubin, i tha magazinës L’Equipe se do të shqyrtojë pozitën e tij në fund të këtij sezoni.

“E vështirë është ndjenja se diçka ka përfunduar. Për mua, tani flasim për kohën afatshkurtaër, është e qartë. Por, pasardhësi im ka nevojë për bazë mbi të cilën mund të jetë i suksesshëm”, tha Wenger.

Francezi është në drejtim të Arsenalit nga 1996, dhe udhëhoqi ekipin drejt tre titujve në Premierligë, katër FA Cup, por nuk ka fituar asnjë trofe nga 2005-ta. Në shtator, pronari Stan Kroenke insistoi se e ardhmja e Wengerit si menaxher i Arsenalit ishte në duart e francezit dhe se vetëm ai mund të vendosë kur të përfundojë qëndrimin e tij në klub.

I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit sezonin e ardhshëm, ish-trajneri i Monacos, Wenger u përgjigj: “Do t’i vlerësojmë gjërat në fund të këtij viti”. Ai po ashtu pranoi se largimi i futbollistëve si Cesc Fabregas në Barcelonë dhe Samir Nasri në Manchester City, gjatë verës, ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për të.

“Për herë të parë humba futbollistë të rinj që ishin duke arritur maturinë. Kam vuajtur. Është e dhimbshme të humbësh futbollistë kyçë te të cilët keni investuar shumë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›