Artan Zeneli, zgjidhet kryetari i Gjykatës së Tiranës

Artan Zeneli do jetë për katër vjet kryetar i Gjykatës së Tiranës. Kjo u vendos sot pas një votimi në KLD, një vendim që kaloi me shumë debate në një mbeldhje që zgjati 4 orë. Enkeled ALibej, minsitri i Drejtësisë ka akuzuar KLD-në se zgjedhja e Zenelit nuk është transparente. Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, presidenti i vendit, Bamir Topi.