Zgjedhjet, Rama letër Topit për shkeljet

Kreu socialist Rama i ka dërguar një letër Presidentit Topi ku bën të ditura shkeljet e bëra në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Ramës në zgjedhje nuk u plotësuan standartet dhe dolën në pah probleme që cënojnë demokracinë duke shtuar se këto probleme janë rezultat i shkeljes së ligjit.
"Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku Parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunimin e autoriteteve të shtetit dhe "autoriteteve" të krimit, ashtu sikurse nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet, po për sigurinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale", shkruan ndër të tjerash Rama në letrën e tij.