Muhedini: Pjesë e qeverisë, pas fitores së zgjedhjeve
02/09/2009 Partia për Drejtësi dhe Integrim kërkon përfshirjen në kabinetin qeveritar
Kryeministri Berishsa do të takohet këto ditë për të negociuar me PDI
Partia per Drejtësi dhe Integrim synon që në kabinetin e ardhshëm qeveritar të marrë drejtimin e një ministrie. Kryetari i PDI-së Tahir Muhedini, ka deklaruar ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp se në negociatat që do të zhvillojë me kryeministrin Sali Berisha, do të parashkrojë kërkesën për përfaqësimin në qeveri të forcës politike që drejton. “Në marrëveshjen që do të diskutohet me kryeministrin Berisha, PDI do të kërkojë që të bëhet pjesë e qeverisjes së vendit, si pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit”, ka bërë me dije lideri i PDI-së. Ai nuk ka specifikuar ndonjë portofol të veçantë, por ka këmbëngulur në pjesëmarrjen e partisë së tij në qeverinë e ardhshme. Muhedini ka thënë se negociatat me kreun e qeverisë ende nuk kanë filluar. Faktikisht, negociatat me PDI-në, mësohet se do të zhvillohen pas përfundimit të negociatave që kryeministri Berisha do të zhvillojë fillimishte me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Republikane. Ndërkohë mësohet se kanë nisur bisedimet zyrtare për krijimin e qeverisë mes PD-së, LSI-së dhe aleatëve të tjetër të demokratëve, ku bën pjesë edhe PDI-ja. Gjatë këtyre negociatave do të vendoset dhe për postet e zëvendësministrave, pozicione që do të drejtohen nga PD-ja në bashkëpunim me aleatët që kanë firmosur para zgjedhjeve parlamentare.
PDI, menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve u shpreh publikisht se prioritet kryesor politik në angazhimit e saj gjatë katër vjetve të ardhshëm në Parlament, ka mbrojtjen e interesave të komunitetit çam. PDI, fillimisht bëri me dije se se gjatë negociatave postzgjedhore që do të zhvillojë me kryeministrin Berisha, do të kërkojë së paku përfaqësimin në delegacionin parlamentar të vendit tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Por, tashmë forca politike që mbron interesat e komunitetit çam kërkon me patjetër përfaqësimin në qeveri.
PDI në Parlament
Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila përfaqëson dhe mbron interesat e komunitetit çam në vendin tonë, ishte pjesë e koalicionit parazgejdhor “Aleanca e Ndryshimit”, që u drejtua nga Partia demokratike. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, PDI arriti të fitojë mandatin e një deputeti. Por, gjatë procesit të numërimit rtë votave në Qarkun e Fierit, PDI pretendoi një mandat tjetër për deputet. Por mes kontestimeve të forta të Partisë Socialiste dhe shqyrtimit të pretendimeve nga pëlët, ky mandat i kaloi PS-së.