E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: Jam kundra bojkotit të Parlamentit

Në ditën e parë të fillimit të fushatës elektorale brenda PS-së, rivali i Edi Ramës për postin e kryetarit të partisë, Maqo Lakrori del kundër bojkotit të parlamentit. Sipas kandidatit për kreun e PS-së Lakrori Partia Socialiste duhet të shfrytëzojë parlamentin jo vetëm për të bërë kritikë ndaj qeverisë por edhe për të realizuar qëllimin e saj për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe zgjedhje të parakohshme
Ndërkaq Lakrori ka prekur edhe një temë e cila në nuk është diskutuar asnjëherë në PS, siç janë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit të vitit 2008. Sipas Lakrorit nëse ai bëhet kryetar këto ndërhyrje në kushtetutë duhet të rishikohen nëpërmjet referendumit.
Ndërkaq duke iu përgjigjur të gjitha dyshimeve dhe rezervave që kanë shoqëruar kandidimin etij , Maqo Lakrori ka deklaruar se e ka marrë me seriozitet këtë garë dhe se është i bindur në fitoren e tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›