Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
02/09/2009 70 vjetori i Luftës Dytë Botërore
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia përkujtimore zhvillohet në qytetin e Gdansk, qyteti-port më i rëndësishëm në brigjet e Detit Baltik, i njohur edhe si vendlindja e Lëvizjes “Solidarnost”, themeluar nga aktivisti politik i atyre viteve në Poloni, më pas President i Polonisë, Lech Valesa, i cili luajti një rol madhor në fundin e komunizmit në Evropën Qëndrore dhe ka marrë çmimin Nobel për Paqen në vitin 1983. Ceremonia kujton fillimin e Luftës, që nisi pikërisht nga qyteti Gdanks i Polonisë prej forcave të Gjermanisë naziste. Ngjarja që përkujtohet është ajo kur një anije gjermane goditi për herë të parë me top Poloninë. Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti kryeministri polak Donald Tusk. “Jemi këtu për të rikujtuar se kush ishte agresori dhe kush viktima, sepse pa një memorie të ndershme, as Evropa dhe as Polonia, madje as bota, nuk mund të jetojnë të sigurta”, u shpreh kryeministri polak.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, qyteti historik i Gdansk, mirëpriti personalitetet më të larta të qeverive europiane dhe institucioneve europiane si Presidentin e Parlamentit Europian Jerzy Buzek, Kryeministrin e Çekisë Jan Fischer, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin, Kryeministrin e Serbisë Mirko Cvetkoviç, Kryeministrin e Sllovakisë Dushan Caploviç, Kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, Kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi, Kryeministrin e Bjellorusisë Siarhiej Sidorski, Kryeministrin e Letonisë Valdis Dombrovskis, Kryeministrin e Lituanisë Andrius Kubilius, Kryeministrin e Hollandës Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Finlandës Matti Vanhanen, si dhe ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, Berndard Kushner dhe David Miliband.