Zgjedhjet, Serbia shtyp dhe fletevotimi ne shqip
Pavaresisht kundershtimeve te UNMIK-ut dhe institucioneve te Kosoves, partite politike serbe jane ne fund te pergatitjeve per zgjedhjet lokale serbe, qe do mbahen edhe ne Kosove me 11 maj. Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbise, tha dje se ka hyre ne fazen perfundimtare te pergatitjeve per zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe pjese te materialit per votim tashme i ka derguar dhe ne Kosove. Per me teper, provokimi serb shkon deri aty, sa fletet e votimit jane shtypur dhe ne gjuhen shqipe. Beogradi ka deklaruar paraprakisht se do te organizoje zgjedhje lokale dhe parlamentare ne 23 komuna te Kosoves, kryesisht ne zonat e populluara nga minoriteti serb i Kosoves. “Pavaresisht rrethanave, po mundohemi qe t'i organizojme zgjedhjet ne menyren me te mire te mundshme, dhe do te mundohemi qe te pakten te kthejme nje pjese te sovranitetit te Serbise, qe i eshte marre para nente vjetesh”, eshte pretendimi i perseritur i Beogradit zyrtar.