Zgjedhjet, Topi: Duhen standarte. Kandidatët bëjnë zhurmë, jo debat
TIRANË-Ndërsa duhen dhe 4 ditë për tu mbyllur fushata për zgjedhjet vendore, Presidenti Bamir Topi shprehu sot keqardhje që kjo fushatë u karakterizua më shumë nga zhurmat se nga debatet ku priteshin të shpaloseshin vizionet e kandidatëve.
Në një takim me përfaqësues të Parlamentit Rinor, kreu i shtetit kërkoi që zgjedhjet e 8 Majit të jenë me standarte dhe që shqiptarët të tregojnë që dinë të bëjnë zgjedhje. “Cdo qytetar ka kontributin e tij në zgjedhje ndaj le të tregojmë që dimë të bëjmë zgjedhje me standarte”.
Më tej kreu i shtetit theksoi se retorika e ashpër që po përdoret gjatë fushatës zgjedhore po përkthehet në dhunë tek publiku.
“Nuk kanë munguar mesazhet që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve. Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër e cila po transmetohet tek publiku” theksoi Topi duke shtuar se kjo vihet re nga ashpërsia me të cilën komunikohet dhe që më pas transmetohet tek qytetarët.
Sipas Presidentit është në dorë të shtabeve elektorale që të manifestojnë një klimë të qetë.
Presidenti vijoi vërejtjen për fushatën duke u shprehur se nuk pati përplasje vizionesh, debat mes kandidatëve.
“Duhet të ketë përplasje vizionesh, kandidatët duhet të ishin përballur disa herë, por ka më shumë zhurmë dhe njerëzit mbetën të paqartë rreth kandidatëve që do zgjedhin”.
(d.b/BalkanWeb)