Zgjedhjet, Mcllwham: Media të lihet të shprehet lirisht
TIRANE- Ambasadorja britanike në Tiranë , Fiona McIlwham shfrytëzon ditën botërore të lirisë së medias për të përcjellë mesazhin e rëndësishëm në këto ditë zgjedhjesh: se media duhet të lihet të shprehet lirisht, ndërsa redaktorët dhe gazetarët kanë detyrën e rëndësishme të raportojnë ndershmërisht dhe me përgjegjësi.
“Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion.”- apelon ambasadorja britanike, Fiona McIlwham.
Në vazhdim të deklaratës, të shpërndarë për median nga zyra diplomatike në Tiranë, ambasadorja i kujton gazetarëve misionin e tyre të rëndësishëm për të informuar dhe mundësuar debatin publik
“Profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore"- nënvizoi ambasadorja britanike.
Ambasadorja i bëri thirrje gjithashtu dhe politikanëve dhe grupeve të interesit për të mbështetur lirinë e medias në Shqipëri ndersa gazetarët dhe redaktorët të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.
Organizat ndërkombëtare Freedom House vlerëson Shqipërinë në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë. Shqipëria renditet me nota e 50-ta, ndërsa Kosova një vend me pas, e 51, duke u pozicionuar të fundit ne rajon, pas Serbisë me notën 33, Malit te Zi notën 37, Maqedonise, dhe Bosnje Hercegovines me notën 48.
(BalkanWeb)