PLL zgjedh kandidatët e Durrësit
Kryetari i PLL, Ekrem Spahiu duke iu referuar ngjarjes së 7 prillit, ka theksuar se edhe pas 18 viteve pluralizmi politik, historia e vendit tonë nuk është pastruar akoma nga përbaltja që i bëri asaj regjimi komunist. Ndër të tjera, Spahiu nuk ka harruar të theksoj edhe hapin më të madh, të rëndësishëm, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e cila sipas tij shënon një etapë të re.
Spahiu gjatë këtij takimi ka folur edhe për kandidaturat që do të përfaqësojnë PPL në qarkun e Durrësit. Partia Lëvizja e Legalitetit do të japë kontributin e saj për fitoren e 13 kandidatëve në qarkun e Durrësit. Kodi zgjedhor lejon koalicionet e përbëra por çdo parti do të konkurrojë me siglën dhe kandidatët e saj brenda koalicionit, ka vijuar ai. Ndër të tjera, kryetari Spahiu ka bërë publike emrat e kandidatëve të propozuara nga dega e PLL, Durrës të cilët do të jenë pjesë e listës shumëemërore të PLL për këtë qark: Hysen Myshketa, Edmond Myrto, Eduart Allamani, Fadil Gashi, Ahmet Duka.