Zgjedhjet “dënojnë” Shqipërinë, liberalizimi i vizave pas 1 viti
BE “hap kufinjtë” për Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë
Eljona Ballhysa
Komisionerët e Bashkimit Europian, Zhak Barrot dhe Oli Ren, gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje në Bruksel, njoftuan liberalizimin e vizave për tre shtete të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Jasht këtij procesi mbeti Shqipëria dhe Bosnje -Hercegovina. Komisionerët bënë të ditur se Shqipëria duhet të përmbushë kriteret teknike, siç është kontrolli i kufinjve dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti. Por duket se përtej kriterit teknik qëndron pikërisht mospërmbushja e kriterit kryesor politik, siç janë standardet në zgjedhje. Bashkimi Europian dhe i gjithë faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka vënë theksin në dosmosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve në zgjedhje. Por, ndërsa kanë kaluar disa javë nga mbajtja e zgjedhjeve, në Shqipëri ende mungon një rezultat përfundimtar i certifikuar nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. Mungesa e një rezultati përfundimtar tregon qartë mungesën e standardeve në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat duket se po mbajnë Shqipërinë larg Bashkimit Europian dhe larg përfitimit nga vendimi për liberalizimin e vizave. Madje, komisionerët janë shprehur se, nëse Shqipëria plotëson kriteret, liberalizimi mund të diskutohet sërish në qershorin e vitit të ardhshëm. Por, nëse situata do të ishte më e qartë në Shqipëri, liberalizimi i vizave mund të ridiskutohej në muajin shtator, ose në fillim të vitit të ardhshëm, ashtu sikurse dhe është premtuar nga politika shqiptare dhe nuk do të ishte shtyrë jo pak, por një vit, duke e lënë vendin tonë shumë mbrapa vendeve fqinje të saj.
Vendimi
Komisionerët europianë, Zhak Barrot dhe Oli Ren, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, duke iu referuar Shqipërisë, u shprehën se qeveria duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Komisionerët më tej, kanë theksuar se ata do të vazhdojnë të nxisin qeverinë shqiptare në përmbushjen e këtyre detyrimeve dhe se qëllimi i BE-së është europianizimi i vendeve të Ballkanit. “Do të nxisim Shqipërinë dhe Bosnjën të përmbushin kushtet për liberalizim vizash, por tani për tani nuk mund t’i futim këto dy vende në listën e bardhë të Shengenit”, - është shprehur Barrot. Në konferencën e përbashkët për mediat, Ren dhe Barrot kanë bërë të ditur se Shqipëria e Bosnja nuk përfitojnë liberalizim vizash për shkak të mos përmbushjes së kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, që kanë të bëjnë kryesisht me kontrollin e kufinjve dhe pasaportat biometrike. Komisionieri Barrot theksoi se nuk do t’i lerë qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës që të presin gjatë, duke deklaruar se do të nxisë qeveritë e dy vendeve që të bëjnë më shumë për të përmbushur kushtet, në mënyrë që deri në qershor të vitit të ardhshëm të vijë një propozim edhe për këto dy vende. Propozimi pritet t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili do të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me këtë çështje. Pasi të merret miratimi nga Këshilli, nga janari i vitit 2010 qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë në hapësirën e Shengenit pa patur nevojë për viza. Shqiptarët dhe qytetarët e Bosnjës do të jenë të vetmit që do të vazhdojnë të presin në dyert e ambasadave për t’u pajisuar me një vize europiane, për shkak se nuk përmbushin kushtet për të përfituar nga këto lehtësira. “Shpresojmë që gjatë muajve të ardhshëm, këto vende të vazhdojnë punën në mënyrë që të përmbushin kushtet për të përfituar liberalizim vizash. Ne nuk mund të dënojmë vendet e tjera që kanë bërë progres, për shkak të vendeve që nuk i kanë përmbushur kriteret. Çdo vend ecën në bazë të kritereve të veta”, - u shpreh komisioneri europian për zgjerimin, Oli Ren. Heqja e vizave nuk vlen për banorët e Kosovës. Kjo u bë e qartë një ditë më parë nga shefi për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Havier Solana, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, gjatë vizitë së tij në Prishtinë, ka refuzuar të komentojë zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri, duke bërë të ditur se rezultati i zgjedhjeve nuk ka dalë ende. Shefi i diplomacisë europiane është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, duke nënvizuar se gjithçka do të bëhet në kohën e vet. Heshtja e tij tregon për një situatë aspak pozitive për Shqipërinë, e cila edhe në këto zgjedhje tregoi se nuk ishte në lartësinë e standardeve ndërkombëtare.
Rama: “Shqipëria mbetet më e izoluar se para 28 qershorit”
I pyetur për deklaratën e komisionerëve europianë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se me vendimin për mosliberalizimin e vizave, Shqipëria është më e izoluar se para 28 qershorit. Rama theksoi se këtë vendim të BE-së, Partia Socialiste e kishte paralajmëruar dhe se kjo është dhurata që shqiptarët morën prej Berishës dhe qeverisë së tij. “Kjo është diçka që ne e kemi paralajmëruar. Sot është fakt që Shqipëria për shkak të këtij kryeministri, të asaj qeverie, që nuk mori më një mandat për të vazhduar dhe të zgjedhjeve pa standarde, është më e izoluar se sa ishte përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Sepse, ndërkohë që Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia hyn në programin e liberalizimit dhe ndërkohë që qytetarët e këtyre vendeve do të lëvizin lirisht në Evropë shumë shpejt, shqiptarët e shqiptaret do të duhet të përballen me po ato vështirësi dhe ato procedura të pamundura, që deri sot janë për vendet e tjera të BE-së, edhe kur do t’ju duhet të shkojnë në Mal të Zi apo Maqedoni. Kjo është dhurata e Sali Berishës për shqiptarët e shqiptaret. Kjo është një tjetër arsye për të kuptuar që të gjithë se Shqipëria sot është e marrë peng. Është e marrë peng përmes një pushteti, i cili kërkon me çdo kusht të qëndrojë në këmbë dhe që është i gatshëm të bëjë edhe marrëveshjet më të pamundura për të qëndruar në këmbë, vetëm e vetëm që të vazhdojnë në të njëjtën rrugë, e cila po e lë Shqipërinë jasht rrugës që meritojnë të gjithë shqiptarët e shqiptaret, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, - është shprehur Rama.
Meta: “Koalicioni i ri qeverisës ka si qëllim liberalizimin e vizave”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndërsa ka komentuar vendimin për mospërfitimin e Shqipërisë nga liberalizimi i vizave është shprehur se pikërisht për këtë arsye LSI-ja do të bashkëpunojë me PD-në për të qeverisur vendin gjatë katër viteve të ardhshme. Meta ka bërë të ditur se vendimi i BE-së ishte i pritshëm dhe se mospërfitimi nuk lidhet vetëm nga mosplotësimi i çështjeve teknike por është dhe më i gjerë. “Deklarata e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Oli Ren për liberalizimin e vizave nuk është e panjohur dhe e papritur. Nuk duhet të harrojmë se këto vende, janë ato vende, pjesë e ish-Jugosllavisë, ku nuk ka pasur nevojë për viza 20 vite më parë dhe njëkohësisht janë të qarta dhe standardet që duhet të përmbushë Shqipëria për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Dihen standardet, që nuk janë kryesisht çështje me karakter teknik, sikurse u theksua edhe sot në Bruksel. Unë kam besim të plotë që koalicioni i ri në një të ardhme shumë të shpejtë, do të realizojë këtë synim madhor dhe këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve, pra liberalizimin e vizave me BE-në”, -është shprehur Meta.
16 Korrik 2009