Kërkesa për mandatin në Berat dhe vërtetimin e abuzimeve në Shkodër e Tiranë
Në kutitë e kontestuara të Beratit socialistët kanë shanse reale për të fituar mandatin
Socialistët janë të vendosur për të fituar edhe një mandat, ndonëse beteja e tyre kërkon rinumërimin e votave edhe për disa qendra të Tiranës edhe Shkodrës. Në Berat, PS-ja pretendon se rinumërimi i kërkuar do i dhurojë një mandat më tepër dhe pikërisht për këtë arsye këmbëngulja e selisë rozë ka qenë më e madhe dhe kategorike në KQZ për kutitë e këtij qarku. Në lidhje me Beratin socialistët kundërshtonin vendimin e KZAZ-së 1, 2 dhe 3 të këtij qarku, për miratimin e tabelave të rezultateve. Në Berat beteja e socialistëve ka qenë me kryetarët e KZAZ-ve, të cilët, sipas socialistëve, i kanë pasqyruar keq rezultatet në tabelat përmbledhëse ose në disa raste kanë shpallur qëllimisht me qindra vota të pavlefshme. Një tjetër kërkesë e socialistëve është bërë edhe për qarkun e Tiranës, ku socialistët kanë pretendime për manipulime masive të ndodhura në zonën e Paskuqanit dhe atë të Kamzës, që përfaqësohen përkatësisht nga KZAZ-të Nr. 58 dhe Nr. 56. Gjithashtu PS-ja ka paraqitur pranë KQZ-së një kërkesë të gjatë edhe për qarkun e Shkodrës, duke kontestuar rezultatet e KZAZ-ve 40, 41, 42, 43 dhe 44 dhe më pas rivlerësimin dhe rinumërimin e votave. Me këto lëvizje socialistët duket se pretendojnë realisht të krijojnë një “balancë perfekte” me koalicionin e djathtë, gjithnjë në rast se e vërteta u buzëqesh pretendimeve të tyre. Megjithatë PS-ja është seriozisht e përqëndruar në mandatin e Beratit, pasi këmbëngulja e saj për Shkodrën dhe Tiranën më shumë se pretendim për fitim mandatesh është këmbëngulje për të nxjerrë në dritën e diellit abuzimet spektakolare që janë kryer në këto zona.
Llogaritë
Rinumërimi i të gjitha kutive ku socialistët pretendojnë shkelje të procesit mund të kthejë në mënyrë të rrufeshme balancat e peshores elektorale. Sot, pas rezultateve finale për kutitë e rinumëruara të Fierit, flitet për një raport mandatesh ku 70 vota i ka koalicioni i kryesuar nga PD-ja, 66 ai i kryesuar nga PS-ja dhe 4 mandate i ka koalicioni i kryesuar nga LSI-ja. Nëse për një moment do të supozonim se KQZ-ja (apo Kolegji Zgjedhor në finale) do të jepnin dritën jeshile për rinumërimet e pretenduara socialiste (në Berat, Tiranë e Shkodër) dhe nëse nga këto tri qarqe PS-ja do të siguronte dhe një mandat (si pasojë e rinumërimit në Berat), atëherë do të kishim një diferencë 67-69 mes koalicioneve të PD-së dhe PS-së, duke vazhduar ta mbajnë LSI-në në pozitat e “kingmaker”-it, por duke i rrëzuar asaj alibinë për “shpalljen e marrëveshjes në parim me koalicionin fitues të PD-së”. Socialistët prandaj po luftojnë “me mish e me shpirt” për të zbardhur të vërtetën e kontestimeve në këto qarqe dhe në zona të caktuara, pasi në rast se dyshimet e tyre vërtetohen, kjo do të thotë automatikisht se PS-ja nuk është humbëse e këtyre zgjedhjeve, duke djegur kështu të gjitha argumentet matematikore të PD-LSI-së. Është pikërisht kjo fije e hollë “ekuilibri” që i bën dhe demokratët në pushtet shumë të “ndjeshëm” nga fati administrativ i këtyre kutive ku socialistët kanë pretendime, pasi mund të jenë pikërisht këto kuti ato që mund “të hedhin në erë” festimet e deritanishme të demokratëve.
Tensionet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi të martën tri kërkesat ankimore të subjekteve politike, PS, LZHK dhe PBDNJ që kërkonin rinumërimin dhe vlerësimin e votave në Qarkun e Tiranës. Me të njëjtin objekt të kërkesës ankimore, me të njëjtat argumente mbrojtjeje dhe me të njëjtin rezultat votimi, KQZ mbylli ankimimet për kryeqytetin. Por, ashtu si për Beratin, edhe për Tiranën, Partia Socialiste nuk do të tërhiqet nga beteja ligjore. Mësohet se po përgatitet një dosje voluminoze për të ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Në mbledhjen disaorëshe të KQZ-së ditën e martë, pati sërish momente tensioni mes nënkryetares së Kuvendit, Dëshira Subashi, dhe përfaqësuesit juridik të PD-së, Niazi Kosovrasti, sërish pas momentit kur dy anëtarët, Subashi dhe Laze iu referuan nenit 136/3 për të administruar gjithë materialin zgjedhor të këtij qarku. E njëjta kërkesë u bë edhe për Qarkun e Beratit dhe ndërhyrja e Kosovrastit bëri që nënkryetarja të braktiste mbledhjen.
ODIHR-i mbështeti pretendimet e PS-së, numërimi pati shumë probleme
Në raportin paraprak të ODIHR-it vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar se megjithëse secili grup i numërimit të votave duhej të numëronte pesë deri në dhjetë kuti votimi para se të ndërrohej, në realitet GNV-të shpesh nuk zëvendësoheshin, çka shkaktonte edhe më shumë vështirësi për anëtarët e GNV-ve. Vëzhguesit e vlerësuan marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore si shumë të mirë ose të mirë në 90% të VNV-ve. Megjithatë, ata vunë re se procesi ishte i ngadaltë në disa VNV, sidomos në qytetet e mëdha. Vëzhguesit ndoqën numërimin e votave në të 66-të VNV-të, duke filluar nga mbrëmja e 28 qershorit dhe në pothuajse të gjitha VNV-të deri në përfundimin e tij. Sipas raporteve të tyre, respektimi i procedurave të numërimit ishte i dobët në nëntë VNV. Veprimtari e keqe ose shumë e keqe e KZAZ-ve u raportua nga 11 VNV. Vëzhguesit e raportuan se në 62 VNV, ose në 94% të rasteve, një ose më shumë GNV patën vështirësi në plotësimin e tabelave të rezultateve të qendrës së votimit. Numërimi i votave pati një fillim të ngadaltë, pjesërisht për shkak të faktit se shumë nga anëtarët e grupeve të numërimit u caktuan vonë dhe nuk ishin trajnuar siç duhet. ODIHR-i ka konstatuar se kur rezultatet e pjesshme paraprake tregonin se diferencat ishin të vogla, partitë politike filluan të ndërhynin më shumë në procesin e numërimit. Procesi i numërimit të kutive ka qenë shumë problematik, fakt ky që u pasqyrua edhe në raportin paraprak të ODIHR-it. Ky raport ka nënvizuar se nga 66 komisione zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ), në 22 prej tyre procesi i numërimit ose ka shkuar keq, ose shumë keq. “Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat në numërim provokuan tension mes partive, sidomos aty ku rezultatet ishin ose dukej sikur ishin të afërta. Në disa raste numërimi i votave u bllokua përkohësisht. Ndërhyrjet e vëzhguesve të partive dhe kandidatëve në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqendrim nga procesi”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it. Vëzhguesit ndërkombëtarë, përsa i përket rolit të KQZ-së, kanë vlerësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “zgjodhi shpesh të mos ndërhyjë në rastet kur në VNV kishte probleme”. Sipas këtij raporti, procesi u bë më i ngadaltë nga nivelet e larta të mosbesimit mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat shkaktuan rritje të tensionit mes partive në ditët pas zgjedhjeve, sidomos për shkak të afërsisë në rezultate”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it.
16 Korrik 2009