E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hetimi dhe parandalimi i krimit zgjedhor, SPAK: Verifikim në terren i fakteve

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi sot “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.

Sipas SPAK-ut, strategjia mbështetet në verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, mbështetet në verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

Strategjia përfshin edhe monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

Po ashtu, SPAK njoftoi se në strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor për 11 majin do të mbështetet edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›