E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 2013-ës i ka fituar LSI-ja, rritje spektakolare nga viti 2009

meta-festeTiranë- Duke vështruar evidencat e numërimit të votave deri në orën 11:32 të ditës së sotme me 4.341 qendra votimi të numëruar nga 5.508 në total vërehet se partia Lëvizja Socialiste për Integrim është fituesja më e madhe sa i takon rritjes nga viti 2009, në mesin e partive në garë përfshirë edhe ato kryesorët PD dhe PS.

Lëvizja Socialiste për Integrim pas shpalljes së bashkimit në koalicion me Partinë Socialiste ka fituar një rritje prej +5.9% nga viti 2009 duke marrë deri tani 16 mandate në qarqe të ndryshme nga 4 që mori katër vite më parë.

LSI-ja ka marrë këtë vit deri në orën 11:32 plot 143.698 vota ose 10.7% të elektoratit shqiptar që hodhi votën më 23 qershor.

Aleatja e saj në koalicion Partia Socialiste ka marrë 554.484 vota ose 41.3% në këto zgjedhje duke qëndruar në të njëjtin nivel me vitin 2009 sa i takon mandateve të fituara, deri tani ka 65 mandate si katër vjet më parë, me një rritje në vota me vetëm +0.7%.

Koalicioni i majtë për një Shqipëri Evropiane, i udhëhequr nga Edi Rama (teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit) duket se ka triumfuar fuqishëm ndaj të djathtëve me në krye Sali Berishën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›