AK-ja konteston zgjedhjet, Spahiu: Rotacion në tavolinë, Berisha-Rama
Tiranë- Lideri i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu deklaroi sot se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 2013-ës duke akuzuar kryesocialistin Rama dhe kryeministrin Berisha se kanë vjedhur votat e AK-së duke theksuar se nuk do ta njohë rezultatin e dalë nga këto zgjedhje.
Sipas tij, rrotacioni ka ndodhur si pasojë e një marrëveshje në tavolinë të Berishës që siç tha Spahiu, e la pushtetin se e kishte kuptuar humbjen, si dhe liderit të opozitës Rama, për të cilin tha se së bashku me Metën kanë grabitur votat e partisë së tij.
Berisha e dorëzoi pushtetin jo me zgjedhje, jo me votë por me marrëveshje me Ramën dhe Metën që tashmë shkoi në aleancë me PS-në për të shumëzuar mandatet e tij, nga 3 mandate në 18. Tashmë mandatet e LSI-së janë votat e AK-së, që nuk u numëruan kurrë se skishim zgjedhje të lira e të ndershme, se deputetët u emëruan, zgjedhjet sishin të drejta, të lira e barabarta. Rezultatet e mandateve u përcaktuan në tavolinë. Në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër populli nuk voton LSI-në,- tha Spahiu.
Spahiu theksoi se shqiptarët do të qeverisen nga një qeveri me votat jo të qytetarëve dhe do të futen në një krizë të thellë ekonomike dhe institucionale, por që siç tha Spahiu, shumë shpejt kjo qeveri do të bie.
Ne humbëm një betejë por jo gjithë luftën, AK-ja do jetë opozita e vërtetë, e që sdel në opozitë me kontratë. Shqiptarët do qeverisen nga një qeveri që në dukje duket lejla por do kthehet shumë shpejt e zezë. Mazhoranca e re ja ka vjedh votat AK-së. Maskarada e tre viteve të fundit…. se ratifikuan dorëzimin e pushtetit me marrëveshje, rrotacion që komandohet me pult, kur duan ikin, kur duan vijnë, vota e qytetarve spërkthehet e snumërohet. Rëndësi ka numërimi, shqiptarët kuptojnë se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një kontratë amnistie e marrëveshje. Luftën e bëjnë idealistët por pushtetin e marrin maskarenjtë,- tha Spahiu.
Sipas Spahiut, për këtë arsye Berisha hesht dhe nuk e pranon humbjen, sepse ishin të përgatitur në një skenar që sishin shumë aktor, në një proces që ishin shpenzuar mld Euro,vota që qarkullonin me 50 euro në çdo qëndër numërimi.