Zgjedhjet e 23 qershorit, inagurohet Qendra e të Dhënave në KQZ-ve
Tiranë- Me ndihmën financiare të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, (TIKA), është bërë e mundur rinovimi i Qendrës së të Dhënave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Përfaqësuesi i TIKA-s, z. Yahya Gulseven, e siguroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mbështetja e Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim,(TIKA) do të vazhdojë edhe në projektet të tjera të rëndësishme.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi falenderoi TIKA-n për mbështetjen e saj në një projekt të rëndësishëm siç ishte rinovimi i Qendrës së të dhënave të KQZ-së, pajisjet e së cilës ishin në funksion që nga viti 2005.
Ky projekt i cili kapi vlerën e 40 mojë eurove, bëri të mundur ndërtimin e rrjetit të Qendrës së të dhënave, vendosjen e 20 kompjuterave, 16 për operatorët dhe 4 për specialistët/supervizorët, dy servera, një fotokopjues/printer/skaner rrjeti dhe 4 kamera vëzhgim.