Koalicionet, FRD-ja vendos më 30 prill: Mund të garojmë edhe vetëm
Tiranë- Fryma e Re Demokratike do të dalë me një vendim të prerë për sa i takon koalicioneve më datë 30 prill.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, nënkryetari i kësaj force politike Gazmend Oketa tha se në këtë datë do të mblidhet edhe Kuvendi i Frymës së Re Demokratike.
Ndërsa ai nuk përjashtoi faktin që FRD-ja të hyjë e vetme në zgjedhje.
Kryesia ka përcaktuar kriteret e kandidatëve për deputet. Disa nga kriteret lidhen me arsimin e lartë, tha Oketa.
Kjo deklaratë është bërë edhe më herët nga kryetari i FRD-së, Bamir Topi.