E Diel, 1 Nëntor 2026

G99: Ne rrezik, mbrojtja e te qehnave personale te qytetareve

Arber Mazniku ne deklaraten e sotme

Tiranë, 17 mars 15:09 NOA – Lëvizja G99 tha sot se Komisoneri për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është ende mbrojtësi i të dhënave të qytetarëve.

Arbër Mazniku nga Lëvizja G99 doli sot në një deklaratë për media ku shprehu shqetësimin mbi mosfillimin nga puna të zyrës së “Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale”

Me fillimin e procesit, për aplikimin për kartat e identitetit dhe pasaportave biometrike shteti shqiptar ka filluar të mbledhë një sërë të dhënash të cilat nga vetë ligji kategorizohen si të dhëna sensitive.

Ky proces është i domosdoshëm por G99 thotë se nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikojë mbrojtjen e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Ligji sanksionon se “Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale është autoriteti përgjegjës, që mbikëqyr dhe monitoron, në përputhje me ligjin, mbrojtjen e të dhënave personale, duke respektuar e garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Mazniku tha se Komisioneri megjithëse është vendosur si person dhe në letër ka dhe një staf, në këtë moment që po flasim nuk ka ende një zyrë nga ku të mbikëqyrë a monitorojë mbrojtjen e të dhënave tona a ku qytetarët të mund të drejtohen për “zgjidhjen e ankimeve të çdo personi për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të tij, për përpunimet e të dhënave personale”. 

G99 që në ditën e parë të fillimit të procesit, ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në proces, sa më shpejt, duke aplikuar për marrjen e kartave të identitetit.

Por në të njëjtën kohë ka konsideruar se qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë masa urgjente që “Komisoneri për mbrojtjen e të dhënave personale’ të pajiset me zyra, buxhetin dhe stafin e nevojshëm për tu bërë realisht mbrojtësi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptare.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›