E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu:Të caktohet një datë tjetër për zgjedhjet në KMSH

Isuf Shehu, avokat i një grupi të Këshillit të Përgjithshëm, u shpreh se është përcaktuar data, 21 mars si datë zgjedhjesh në Komunitetit Mysliman, por në fakt vetëm një pjesë e anëtarëve është njoftuar.Shehu deklaroi në Ora News që Komuniteti Mysliman kërkon pezullimin e zgjedhjeve deri në një datë tjetër ku të njoftohen të gjithë anëtarët e ketij komuniteti. Isufi u shpreh se në gjykatë është depozituar një kërkesë për sigurinë e zgjedhjeve dhe transparencën e tyre. "Kërkohet pezullimi i kësaj mbledhje deri në një datë të dytë, ku të jenë njoftuar të gjithë anëtarët",tha avokati. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet më së miri nëpërmjet pajtimit, nuk ka pse të jetë, vendimi i Gjykatës zgjidhja e vetme. "Të caktohet një datë tjetër për zgjedhje , të krijohet mundësia e një transparence të plotë",përfundoi Isufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›