Berisha:ODIHR,të dërgojë sa më shumë vëzhgues për zgjedhjet
Kryeministri Berisha u takua sot me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të ODIHR-it, dhe i kërkoi atyre që të dërgojnë një mision vëzhgimi sa më të madh dhe siguroi se ftesa zyrtare për vëzhgim të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR do të prezantohet brenda javës së ardhshme.
Kryeministri Berisha vlerësoi se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 janë shumë të rëndësishme në lidhje me arritjen plotësisht të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe çdo përpjekje do të bëhet në këtë drejtim.Kryeministri vuri në dukje se procesi aktual i hartimit të listave vazhdon me sukses dhe pa ankesa, në dallim të fortë me të shkuarën kur listat e zgjedhësve, dhe jo alternativat politike, përbënin objekt polemikash.