E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 8 Majit, KQZ nis djegien e fletëve të votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit. Kutitë me materialet zgjedhore janë dërguar në Lundër, ku aktualisht po kryehet edhe djegia e tyre.
 

Drejtoresha e logjistikës në KQZ, Erida Dobrusha hodhi poshtë lajmin e publikuar në disa media, që prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar disa kuti të Tiranës për të kryer hetime.
 

Sipas saj nuk janë kërkuar kuti nga prokuroria e Tiranës, por vetëm nga prokuroritë e rretheve Shkodër, Lushnje, Berat dhe Përmet të cilat kanë tërhequr materiale në bazë të padive të ngritura, kryesisht për votimet ne komuna.

Në 26 shtator, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me unanimitet miratoi aktin për asgjesimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›