Zgjedhjet e 8 majit Patozi-Ruci sot ne tryezen e perbashket
Dy kreret e grupeve parlamentare te partive me te medha Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci pritet te ulen sot rreth ores 1100 ne tryezen e perbashket per te diskutuar rreth zgjedhjeve te 8 majit.
Ky takim vjen pas fteses qe kryetari i grupit parlametar te Partise Socialiste Patozi i dergoi homologut te tij socialist Ruci te ciles ky i fundit iu pergjigj pozitivisht.
Ne tryezen e perbashket sot e cila do te mbahet ne ambientet e kryesise se Kuvendit pritet te jene te pranishem edhe perfaqesues te prezences se OSBE-se ne Tirane.
Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i eshte drejtuar sot me nje leter homologut te tij te Partise Socialiste Gramoz Ruci duke i propozuar ngritjen e nje tryeze partiake per te diskutuar lidhur me situaten parazgjedhore ne vend.
Patozi ne leter shprehet se per te permbushur te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR ju ftoj qe te ulemi ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2001 ne oren 1100 ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi
Me poshte letra e plote e Patozit drejtuar kreut te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci.
Zotit GRAMOZ RUI
Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste
I nderuar zoti Ruci
Zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 8 maj po afrojne dhe pergatitjet per to kane hyre ne faze intensive. Procesi zgjedhor perfshin nje numer aktoresh si administrata zgjedhore e te gjitha niveleve pushteti qendror dhe ai vendor subjektet zgjedhore vezhguesit dhe shoqeria civile por pa dyshim nje rol kyc luajne partite politike ne perputhje me detyrimet qe u percakton ligji. Sinergjia e kontributit te perbashket e te gjithe aktoreve krijon kornizen dhe truallin e nevojshem qe zgjedhjet te jene nje celebrim i plote i demokracise. Gjithesecili prej tyre ka rol te percaktuar qarte dhe e kryen ate pa nderhyre ne detyrat e aktoreve te tjere.
Raporti i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e vitit 2009 percakton per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi se ato permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se per zgjedhje demokratike. Ky raport vlereson lart cilesine teknike te Kodit Zgjedhor dhe infrastruktures zgjedhore por konstaton se keto permiresime te konsiderueshme u zbehen nga politizimi i aspekteve teknike te procesit. OSBE/ODIHR-i shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet gjithashtu ne nje mase te madhe nga angazhimi i te gjitha partive politike shqiptare per te respektuar ligjin dhe qellimin e tij ne detajin me te vogel sidhe per ti permbushur detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjeshme me synim ruajtjen e integritetit te procesit.
Per te permiresuar procesin zgjedhor dhe arritjen e te gjitha standarteve nderkombetare raporti i OSBE/ODIHR-it sugjeron 31 rekomandime ku disa prej tyre i drejtohen drejtperdrejte ose terthorazi partive politike. Tashme administrata zgjedhore me ne krye KQZ-ne qe eshte organi suprem per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve por edhe administrata shteterore ne nivel qendror dhe vendor jane ne nje faze te avancuar dhe intensive te zbatimit te kuadrit ligjor per pergatitjen e zgjedhjeve duke adresuar te gjitha ato rekomandime te raportit te OSBE/ ODIHR-it qe kerkojne veprim administrativ pa ndryshuar ligjin. Theksojme se stabiliteti i procesit pergatitor i bazuar ne zbatimin e rregullave qe kemi miratuar me konsensus te plote ka nje rendesi themelore per standartin e zgjedhjeve.
Ne kete kontekst dhe duke vleresuar maksimalisht rendesine e procesit pergatitor zgjedhor ne mendojme se i nje rendesie themelore mbetet rekomandimi i pare i ketij raporti i cili kerkon qe Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjeshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise. Kjo vlen edhe per performancen e komisionereve zgjedhore dhe nepunesve te zgjedhur e te emeruar te te gjitha niveleve te cilet nuk duhet ti mbeshtesin veprimet dhe vendimet e tyre ne lidhje me zgjedhjet ne ceshtje apo bindje politike.
Gjithashtu rekomandimi 9 i raportit kerkon qe Me qellim pavaresine dhe profesionalizmin e administrates zgjedhore partite politike nuk duhet te lejohen qe te zevendesojne ne menyre arbitrare anetaret e komisioneve te nivelit me te ulet. Zevendesimi duhet te lejohet vetem per arsye specifike te shprehura qarte ne ligj ndersa ne rekomandimin 16 kerkon qe Autoritetet ashtu si edhe partite politike duhet te marrin hapa vendimtare per te siguruar qe mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates qofte per te mos u marre me veprimtari politike apo per te votuar ne nje menyre te caktuar. do rast i nje presioni te tille duhet te hetohet me hollesi dhe fajtoret te sillen perpara drejtesise ne perputhje me ligjin.
Nderkohe qe OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias percaktojne se kuadri ligjor shqiptar per zgjedhjet perben nje themel te kompletuar teknik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne jemi te bindur se angazhimi me vullnet te plote politik jo vetem i partive te mazhorances se qeverise por edhe atyre te opozites parlamentare qofte ne zbatim te detyrimeve te tyre ne administrimin zgjedhor apo si subjekte zgjedhore ne perputhje me kuadrin ekzistues kushtetues dhe ligjor do te rriste maksimalisht standartet e procesit zgjedhor.
Kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet standartet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Evropes per rrjedhoje zbatimi dhe respektimi i plote dhe vullnetmire i kuadrit kushtetues dhe ligjor dhe institucioneve te mandatuara prej tyre eshte garancia me e mire jo vetem per permbushjen e interesave legjitime te subjekteve zgjedhore por mbi te gjitha te interesit te zgjedhesve shqiptare.
Per keto arsye Ju ftoj qe te ulemi ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2001 ne oren 1100 ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi. Ne kete takim me angazhimin e gjithesecilit te shqyrtojme pergjegjesite qe duhet te marrin partite tona per adresimin e mundshem te rekomandimeve per forcat politike ne respekt te plote te kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues. Kam bindjen se nje angazhim i tille garanton permbushjen e ketyre detyrimeve dhe se ai do te jape kontribut dhe garanci shtese perkrah ketij kuadri normativ per zgjedhje demokratike ne perputhje me te gjitha standartet nderkombetare.
KRYETARI
Astrit PATOZI