E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e brendshme të PD, në shtator - Kuvendi Kombëtar mblidhet në dhjetor

15-08-2013 / Gazeta 55

Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë Këshillin e ri PD, forum prej të cilit rrjedhin edhe strukturat vendimmarrëse të PD-së. Nga ana e tij, Këshilli do të zgjedhë fillimisht Kryesinë e Partisë Demokratike të përbërë nga 25 anëtarë, ndërsa më pas ky forum zgjedh me votim të fshehtë dy nënkryetarët e partisë, ku sipas Statutit, njëri prej tyre është edhe kryetar i Grupit Parlamentar, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët

Në shtator nis ripërtëritja dhe analiza në seksione dhe grupseksione të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjes së kryetarit, PD do të përfshihet në shtator në zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e saj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në ditët e para të muajit të ardhshëm, në të gjitha degët e selisë blu do të zhvillohet paralelisht analiza e humbjes dhe zgjedhjet për drejtuesit lokalë. Konkretisht, procesi i zgjedhjeve do të përfshijë nga seksionet, grupseksionet dhe deri te krerët e degëve të mëdha. Në shumicën e këtyre degëve, krerëve aktualë u ka përfunduar mandati për shkak se ata janë zgjedhur në muajt e parë të vitit 2009, ndërkohë që edhe ata kryetarë që janë ende me mandat, do të kalojnë në proces votëbesimi për shkak të humbjes që PD mori në zgjedhjet e 23 qershorit. Kësisoj, procesi i ripërtëritjes së strukturave në rrethe mund të zgjasë për PD-në rreth tre muaj dhe pritet të përfundojë në muajin dhjetor. Parimi “një anëtar – një votë”, që u përdor për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, pritet të shtrihet edhe në degë, ku secili anëtar do të zgjedhë në mënyrë individuale kandidatët e Kryesisë dhe jo me një listë kandidatësh të përcaktuar paraprakisht. Njëkohësisht me zgjedhjen e kryetarëve do të zgjidhen edhe delegatët që do të përfaqësojnë degët në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi i demokratëve zyrtarisht ka mandat deri më 14 dhjetor dhe prej kësaj dite ai nuk mund të mblidhet më. Gjithsesi, Kuvendi i ri Kombëtar mund të mblidhet në muajin janar, kur të kenë përfunduar zgjedhjet në të gjitha degët lokale. Ai do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, forum prej të cilit rrjedhin edhe strukturat vendimmarrëse të PD-së. Nga ana e tij, Këshilli do të zgjedhë fillimisht Kryesinë e Partisë Demokratike të përbërë nga 25 anëtarë. Më pas ky forum zgjedh me votim të fshehtë dy nënkryetarët e partisë, ku sipas Statutit, njëri prej tyre është edhe kryetar i Grupit Parlamentar, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›