ertifikatat pa kombesi. MB Modeli i marre nga BE dhe SHBA
Shqiperia po aplikon modelin me te mire te certifikatave te perdorura sot ne vendet antare te BE dhe ne SHBA. Ky eshte qendrimi i zv/ministrit te Brendshem, Ferdinand Poni, ne lidhje me modelin e ri te certifikatave personale qe po leshohen nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, ne te cilin nuk parashikohet percaktimi i kombesise.
“Çertifikatat janë në përputhje me vendimin e qeverisë që është marrë disa muaj më parë. Ai vendim qeverie ka përcaktuar modelin e çertifikatave në përputhje të plotë me të gjitha modelet europiane dhe amerikane të çertifikatave, ku vendoset shtetësia. Ky është formati i çertifikatave. Nuk ka asnjë konotacion me çështjet që diskutohen dhe do doja që të rrinim larg këtij diskutimi dhe t’i shikonim ato si dokumenta zyrtare që vërtetojnë shtetësinë e shtetasve shqiptarë dhe cilësitë e tjera të gjendjes civile që janë të përshkruara në pasaportë më së miri ”- tha Poni.
Poni sqaron se modeli i ri i çerifikates personale te shtetasve ka nisur te prodhohet me 23 maj, ndonese duhet te kish nisur qe me 1 Maj. Dokumentat shqiptare te identifikimit jane vleresuar per sigurine e tyre edhe nje nje takim nderkombetare te zhvilluar ne SHBA.
“Me dokumentat e identiteti ne jemi shumë më mirë se sa pritshmëria. Kjo u konstatua edhe në një aktivitet botëror që ishte konferenca botërore e përdoruesve të identitetit, e zhvilluar në Washington”- tha Poni.
Pak dite me pare zyrtare te qeverise greke reaguan duke e konsideruar mosperfshirjen e kombesise ne çertifikaten e shtetasve shqiptare si nje presion te ushtruar ndaj qeverise nga qarqe nacionaliste.
Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e hënë , 06 qershor 2011 )