E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: BERZH, të tjera projekte në Shqipëri



BERZH planifikon të financojë në vitet në vazhdim projekte të tjera të rëndësishme në sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të sjellin një zhvillim më të vrullshëm për ekonominë shqiptare. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, zhvilloi dje një takim kortezie me shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Daniel Berg. Gjatë takimit z. Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e ngushta të qeverisë shqiptare me BERZH-in, në kuadër të financimit të shumë projekteve dhe asistencës teknike që Banka ka ofruar në disa sektorë strategjikë në vend, siç janë infrastruktura, energjia apo sektori financiar. Z. Meta theksoi se investimet e BERZH-it, si një nga investitorët institucionalë më të mëdhenj në vend, dëshmojnë qartë për qëndueshmërinë dhe progresin ekonomik si dhe potencialin në rritje të Shqipërisë për thithjen e investimeve të huaja. Nga ana e tij z. Berg çmoi veçanërisht bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe të partnerëve të sektorit privat, falë të cilëve shumë projekte kanë qenë të suksesshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›