E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e reja ne Akademi

Muaji janar do te sjelle edhe zgjdhjet e reja ne Akademine e Shkencave. Ne baze te ketyre zgjedhjeve do te vendoset edhe se cili do te jete Kryetari i ri i saj si dhe do te zgjidhen anetaret e rinj te kryesise. Sot shpallet fushta per kandidatet qe do te konkurojne per keto poste. Ne muajin dhjetor te viti te kaluar u zgjodhen akademiket e asociuar, ndersa ne korrik u zgjodhen edhe anetaret e rregullt te akademise. Sipas Kryetarit aktual te Akademise se Shkencave Teki Bicoku, keto zgjedhje do te kryhen ne baze te ligjit te ri te akademsie i miratuar rreth nje vit me pare dhe nenkujdesin e grupit reformator te kryesuar nga zevendes kryeministri Genc Pollo. Sipas Biçokut, ne keto zgjdhje nuk do te nderhyje politika. Nderkohe duhet theksuar edhe fakti se gjate gjithe kohes ky process riorganizimi eshte shoqeruar me debate te shumta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›