Kremtohet Dita e Hashures
Kremtohet dita e shenjtë e hashures. Besimtarët bektashinj në mbarë botën, kanë përkujtuar sakrificën e martirëve të qerbelasë, e që në këtë festë shënon nisjen e Vitit të Ri. Festa e hashures rikujton fundin e kalvarit të imamit Hysen dhe shokëve të tij në shkretëtirën e Qerbelasë. Pikërisht në këtë ditë vuajtjet e tyre kulmojnë me sakrificën dhe martirizimin, e që sot dhimbja e tyre për bektashinjë përkthehet në sakrificat njerëzore të agjerimit sipas rregullave përkatëse.Nga kjo ngjarje ze fill edhe kuptimi i përgatitjes së hashures, që në domethënien fetare simbolizon mirësinë që e ka prejardhjen nga ccdo gjë që buron nga toka. Festa e hashures shënon për të gjithë bektashinjtë një fillim të ri, ripërtëritjen, shpresën dhe besimin tek e ardhmja.