E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti: Fusha e Aviacionit do të kthehet në Park

/>Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës( KRRT) u prezantua nga Bashkia e Tiranës kërkesa për miratim të projektit Teknik për Parkun urban të ndodhur në zonën e ish-fushës së Aviacionit. Ndërkohë është miratuar projekti i ish-fushës së Aviacionit, i cili konsiston në krijimin e një hapësire urbane, që ka për qëllim të mos fragmentarizojë hapësirën ekzistuese, të unifikojë dhe të lidhë më tepër segmentet urbane në perimetër, si dhe ato hapësira të cilat do të zhvillohen në të ardhmen. Gjithashtu projekti është konceptuar prej një kilometri të fushës së Aviacionit, bazuar në konceptin e njehsimit, për lëvizjen  e lirë të njerëzve me praninë e shkollave dhe universiteteve në fqinjësitë  e ngushta. Ndërsa hapësira e gjelbër përbëhet nga tre module bazë të cilat janë sistemi dhomë, ky lloj gjelbërimi konceptohet në formën e dhomave të cilat përdoren gjatë gjithë parkut,  field system( gjelbërim horizontal formë bari), i cili ka shtrirje analoge me atë të dhomave me gjelbërim horizontal dhe pemë relativisht të ulëta dekorative,  si dhe vertikal linear system ( gjelbërim vertikal i vazhduar). Ky lloj gjelbërimi synon të dalë nga kornizat e dy tipave të mëparshme, për të thyer njëtrajtshmërinë e gjelbërimit në formë dhomash duke krijuar grupet e pemëve solitare dhe të vetmuara. Ish-Pista e Aviacionit ndodhet në pjesën veriperëndimore të Kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›