Duke pritur të lindin ditën e Vitit të Ri në maternitetin e Tiranës

/>Reportazh/ Shumë nëna të reja vijnë nga rrethet. Shumica e femrave të shtruara presin të lindin djem
Fillimi i ditëve të para të Vitit të Ri pritet të sjellë më shumë fëmijë në jetë, krahasuar me ditët e para të këtij viti që po ikën. Përsa i përket numrit të grave të shtruara deri në këto momente ai është më i madh se ai i një viti më parë që janë paraqitur në maternitetin e Tiranës. Kushtet këtu janë të mira po ashtu dhe ndihma jonë që u ofrojmë pacienteve është shumë e mirë. Ka shumë nëna, që do ta kalojnë festën e Vitit të Ri këtu, mes tyre ka dhe një numër të madh që do bëhen nëna për herë të parë. Kështu shprehet doktor Arturi lidhur me rastet e shtruara ne maternitetin e Tiranës këtë fund viti. Ai vazhdon më tej me problemet që lindin gjatë këtyre ditëve të festave, një problem që është vënë re këto ditët e fundit në maternitetin e kryeqytetit, janë rastet urgjente që vijnë nga qytetet e tjera. Ka ditë që vijnë nga 6-7 raste të tilla që bëhen me ndërhyrje kirurgjikale. Po ashtu dhe rastet e tjera që janë të shtruara, gjatë ditëve të festave një numër i caktuar do bëhen me ndërhyrje që janë raste të njohura nga ne tani. Ka dhe raste të tjera që mund të kenë probleme dhe që do kërkojnë dhe ato ndihmë qoftë dhe gjatë ditëve të festave. Stafi është i përgatitur për të pritur dhe raste të tjera nëse do të ketë. Puna këto ditë do të jetë më e madhe krahasuar kjo më një vit më parë. Po ashtu dhe punonjësit të cilët punojnë këtu kanë parë që është rritur numri i nënave në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu ai bën të ditur se vihet re një rritje e numrit të grave të shtruara këtë vit të cilat do të jenë në maternitet në fillim të 2009. Ndërsa gjendja në maternitet duket se është më populluar këto ditët e fundit qoftë dhe nga familjarët e grave që janë të shtruara, të cilat presin për lindje. Ndërsa nga kontaktet që patëm dhe me disa nëna të shtruara në maternitet duket se djemtë do të jenë më të shumtë në numër që presin të lindin. Po ashtu dhe vajzat nuk do të jenë të pakta në ditët e para të këtij viti. Duke u nisur dhe nga rastet e shtruara vihet re dhe një numër i konsiderueshme grash që presin për tu bërë nëna për herë të parë. Nisur nga viti i kaluar ky numër është pak më i lartë, këtë vit. Linda nga Tirana na tregon se pret që të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është 23 vjeç dhe është e lumtur, do të lindi djalë ka 2 ditë që është shtruar, dhe ndoshta do e kalojë aty festën. Por veç lumturisë Linda shpreh edhe frikën e tu bërit nënë, ajo mendon se është gjë e bukur, por edhe e vështirë. Po ashtu është dhe një tjetër vajzë që quhet Lorena pret të bëhet nëne për herë të parë dhe do të lindi djalë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të pa provuar më parë, dhe se është shumë e lumtur për fëmijën që do sjelli në jetë. Ajo është shumë e kënaqur dhe me kushtet e maternitetit. Ajo ka ardhur nga Lushnja sepse mendon se kushtet janë më të mira në maternitetin e Tiranës, por edhe sepse ka një lindje të vështirë. Përsa i përket emrit ajo e ka gjetur shumë kohë më parë dhe se e ka bashkim emrash ku është emri i saj dhe i burrit të saj. Ndërsa Diana do të bëhet nënë për herë të dytë pas një djali 3 vjeç që ka do të lindi një vajzë. Për këtë ajo shprehet e lumtur se e do shumë një vajzë. Festat edhe kjo do ti kalojë këtu, për të nuk kanë rëndësi festat ajo mendon që të dalë mirë bashkë me fëmijën, të tjerat nuk kanë rëndësi thotë ajo. Ndërsa një prirje e nënave të reja për emrat e fëmijëve janë bashkimet e emrave, që mund të jetë emri i dy prindërve. Po ashtu dhe emrat e rinj që merren nga vendet e tjera, që prindërve u duken të veçantë. Duket se po bëhet e kohës gjetja e emrave sa më të veçantë sidomos nga prindërit e rinj. Kjo është gjendja në maternitetin më të madh të vendit. Siç thanë disa nga punonjësit këtë vit vihet re një rritje e numrit të shtruarash që do të lindin dhe do ti kalojnë festat në maternitet. Po ashtu një numër i konsiderueshëm do të lindin për herë të parë. Deri tani duket se do të lindin më shumë djem se vajza në ditët e para të 2009 në Tiranë, por kjo nuk ka rëndësi. Megjithatë për prindërit nuk ka rëndësi se do lindin vajzë apo do të lindin djalë. Për to ka rëndësi që fëmija të gëzojë shëndet të plotë. As që Viti i Ri do i gjejë aty do të festojnë sërish aty se do të jenë të lumtur për krijesën e tyre që do të sjellin në jetë. Po ashtu gjithsecili nga ne do të uronte që fëmijët të gëzojnë një shëndet të plotë dhe të kenë një jetë sa më të shëndetshme .