Zgjedhjet italiane dhe sfidat e maxhorancës
• Kastriot Islami
Më shumë ndëshkim i kundërshtarit sesa fitore Rikthimi i Berluskonitkonsiderohet pikësëpari rezultat i humbjes të së majtës. Votuesit italianë, të zhgënjyer e të lodhur nga politika, e kanë pasur të vështirë të pohojnë duke preferuar të reagojnë më tepër përmes ndëshkimit. Lideri i ri, Veltroni, nuk ka mundur të bashkojë elektoratin e qendrës së majtë, të ndarë nga e majta radikale, e cila përfundimisht, ashtu si edhe në Francë, nuk ka mundur të futet në parlament. Koha e shkurtër në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që elektorati i pavendosur të qetësojë emocionet e ngritura nga dështimet e qeverisë së Prodit dhe të vendoste në mënyrë të arsyeshme. Dështime që erdhën për shumë arsye. Së pari, brishtësia e një koalicioni shumëpartiak dhe me personalitete vështirësisht kompatibël. Së dyti, nevoja për reforma të mëdha e komplekse, por të nevojshme pas pesë viteve të qeverisjes së qendrës së djathtë, e cila u shoqërua me «zgjimin» e zemërimit të korporatave nga njëra anë dhe përplasjet me komunistët.
Drejt një sistemi politik pothuajse bipartiak...
Tensionet politike nuk i lejuan italianët të kryenin reformën e sistemit zgjedhor. Sistemi zgjedhor italian mbetet i komplikuar. Prodi ndër të tjera u largua nga qeverisja edhe për shkak të lojërave të forcave të vogla aleate. Zgjedhësit mesa duket të lodhur nga ky sherr politik i forcave të vogla politike, që përkthehej në mungesë permanente stabiliteti qeverisës përveç se ndëshkuan maxhorancën e drejtuar nga Prodi, i dhanë një «shuplakë» pothuajse të gjithë partive të vogla e «mistrece» politike. Nga këto zgjedhje rezultuan dy forcave të mëdha politike, djathtas e majtas, dhe tri forca të tjera me dimension mesatar, duke i hapur rrugën një sistemi pothuajse bipartiak. Berluskoni zotëron tanimë një maxhorancë të qartë, që e lejon të qeverisë qetësisht gjatë të gjithë mandatit. Në fakt, Berluskoni do të drejtojë një maxhorancë të konsiderueshme në Parlament dhe një maxhorancë të rehatshme në Senat, natyrisht nën kontrollin e vëzhgimin e Ligës së Veriut, të drejtuar nga Umberto Bosi, i cili ka dyfishuar votat e tij.
Populizmi funksionoi...
Natyrisht vështirësitë e qeverisë së drejtuar nga Prodi janë përcjellë te votuesit të amplifikuara me një stil populist, që gjithmonë e më shumë po bëhet prezent edhe në vendet me demokraci të zhvilluar, kryesisht nga forcat e djathta. Dhe Berluskoni ka nxjerrë përfitimet maksimale nga ndjenja e votuesve për të abandonuar diçka që nuk funksionon. Berluskoni ndodhet gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve, për të tretën herë në pushtet. Rrjedhimisht, filozofia e tij për shkak të miratimit nga votuesit apo për shkak të ndëshkimit të kundërshtarit, mund të konsiderohet e rrënjosur në Itali.
E majta dhe e djathta bashkëpunuese për reformat e rëndësishme...
Veltroni në mënyrë shumë dinjitoze dhe të kulturuar nuk ka vonuar ta përshëndesë kundërshtarin e tij Berluskoni për fitoren, vetëm 48 orë pasi kanë përfunduar zgjedhjet. Por jo vetëm kaq. Qendra e majtë e drejtuar nga Veltroni është deklaruar e gatshme gjithashtu edhe për një dialog për reformat e mëdha për të cilat ka nevojë vendi, të tilla si reforma elektorale dhe disa amendime kushtetuese. Ndërkohë që për të qeverisur Berluskoni i ka duart e lira.
Sfidat e Berluskonit dhe “aleati i vështirë”, Bosi...
Dosjet më të rëndësishme që presin me urgjencë zgjidhje duket të jenë: i) privatizimi i kompanisë ajrore “Alitalia”, ii) zgjidhja e krizës së problemit të mbetjeve urbane në Napoli, iii) reforma e arsimit, iv) reforma e shëndetësisë e tjerë. Por konteksti global ekonomik dhe eksperienca e dy qeverisjeve të mëparshme, e kanë bërë realist kryeministrin Berluskoni, i cili edhe gjatë të gjithë fushatës ka qenë i rezervuar në premtimet e tij, përmes të cilave ka lëshuar mesazhin e «pesë viteve të vështira dhe vendimtare për modernizmin e vendit». Por edhe Berluskoni nuk do të jetë i qetë në qeverisjen e tij me Bosin. Berluskoni do të duhet të marrë në konsideratë kërkesat e forta të Ligës së Veriut, përsa i përket federalizimit fiskal dhe luftës kundër emigrimit klandestin. Ky aleat «i vështirë», i cili në disa zona të veriut ka arritur të fitojë deri në 35 për qind të votave, do të përcaktojë gjithashtu fatin dhe suksesin e kësaj maxhorance të re, të drejtuar për të tretën herë nga miliarderi dhe manjati i mediave.