IFC, projekt për riciklimin e mbeturinave të qyteteve
• Industria e riciklimit në vend po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e investitorëve shqiptarë e të huaj, por mungesa e një zinxhiri që funksionon që nga grumbulluesi deri tek përpunuesi i mbetjeve është pengesa
kryesore e zhvillimit të kësaj industrie. Për këtë arsye IFC-ja po zbaton projektin 3-vjeçar “Zinxhiri i furnizimit të industrisë së riciklimit”. Në kuadër të këtij projekti IFC-ja po punon për nxitjen e partneritetit midis pushtetit lokal/vendor dhe biznesit në këtë drejtim. Për këtë qëllim u organizua dhe një workshop me temë “Krijimi i Partneriteteve Publike Private në sektorin e Menaxhimit të Mbetjeve në Ballkan”, i cili u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Jerome Esmay, konsulent i IFC-së u shpjegoi pjesëmarrësve rolet përkatëse të sektorëve publikë dhe privatë në menaxhimin e mbetjeve. Ai shpjegoi të gjitha hapat që duhen ndjekur për të krijuar një projekt riciklimi mbeturinash me kosto efektive, duke filluar nga tenderimi dhe prokurimi; kontraktimi; monitorimi dhe menaxhimi i performancës së kontraktuesit dhe deri tek alokimi i riskut.