Studentët e Ekonomikut në bursën e New York
• Studentët e Ekonomikut kanë marrë pjesë virtualisht në bursën ndërkombëtare të New York-ut.
Studentët më të mirë të fakultetit të Ekonomikut, dega financë, kanë organizuar dje lojën “Drejtim portofoli”. Sipas rregullave të kësaj loje, një grup i përbërë nga 3 deri në 4 studentë, kishin improvizuar një ndërmarrje me kapital 1 milion dollarë, që luheshin në bursën e New York-ut. I pyetur nga gazeta, profesor Sherif Bundo shpjegon se, cili është qëllimi i zhvillimit të kësaj loje. “Eshtë viti i tretë që me studentët më të mirë të financës, në kuadër të një lënde të posaçme që quhet drejtimi i portofolit ne organizojmë lojën në bursë, që do të thotë se studentëve u jepet mundësia që të luajnë praktikisht në bursë”, ka thënë ai. Sivjet studentët kanë luajtur në bursën e New York-ut, vjet në atë të Londrës. Me anë të kësaj loje ata konkretizojnë njohuritë e tyre teorike që marrin në lëndën, drejtim portofoli. “Studentët ndahen në grupe pune dhe çdo grup pune improvizon një ndërmarrje, që drejtohet po nga ata. Këtë vit studentët kanë kompozuar gjithsej 106 ndërmarrje dhe iu janë vënë në dispozicion nga 1 milion dollarë, sigurisht virtuale”, vijoi Bundo. Këtë fond prej 1 milion dollarësh e konvertojnë në tituj financiare në aksione. “Këto para ata i konvertojnë në aksione të ndërmarrjeve amerikane, të cilat kuotohen në bursë”, shpjegon profesor Bundo. Në kuadër të kësaj loje studentët kanë gati tre muaj që luajnë dhe e ndjekin bursën çdo ditë. “Duke qenë se të gjithë u nisën nga një start i barabartë, sot janë duke prezantuar vlerën përfundimtare të portofolit pas tre muaj loje”, shton ai. Falë organizimit të kësaj loje ekonomistët e rinj nuk marrin vetëm njohuri teorike, por përkundrazi ata mësojnë se si mund të luhet realisht në një bursë, mësojnë rregullat dhe të fshehtat e saj.