Zgjedhjet, krijohen aleancat e para
13/02/2009 Sali Berisha merr Neritan Cekën, ndërsa Ilir Meta afron Partinë e të Gjelbërve
Formulohen bashkëpunimet paraelektorale, kur mbeten rreth 5 muaj nga zgjedhjet
Kur ka mbetur rreth pesë muaj nga data e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, partitë kryesore të spektrit të djathtë dhe atij të majtë politik kanë nisur përcaktimin e aleancave paraelektorale. Partia Demokratike dhe Aleanca Demokratike kanë hedhur hapin e parë drejt krijimit të aleancës parazgjedhore. Të njëjtën gjë ka bërë po ditën e djeshme edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke nënshkruar një pakt bashkëpunimi me Partinë e Gjelbër shqiptare.
PD-PAD
Marrja e postit të nënkryetarit të Kuvendit nga ana e Presidentit të PAD-së Neritan Ceka pak muaj më parë rriti dukshëm ndjesinë për afrimin mes kësaj force politike dhe Partisë Demokratike si dhe një bashkëpunim më të ngushtë politik. Kjo u vërtetua pikërisht ditën e djeshme, kur zyrën e Kryeministrit Sali Berisha, njëherësh kreu i PD-së, e vizitoi numri një i aleancistëve Ceka. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në mirëkuptim të plotë, Berisha e Ceka diskutuan mbi bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Krerët e dy partive dolën në përfundimin se në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit. Të dy personalitetet politike theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri, që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike. Vetë Ceka ka deklaruar se afrimi me PD-në përbën një lajm të mirë për AD-në. “Është një lajmi i mirë dhe për Aleancën të marrë pozicionin përfundimtar dhe të fillojmë të ndezim motorët e fushatës elektorale për një fitore të përbashkët”, - ka deklaruar Ceka. Duke iu referuar historisë 18-vjeçare të pluralizmit shqiptar, Ceka dhe Berisha kanë njohur dashuri, por edhe divorce politike. Në fillimet e demokracisë Ceka ishte pjesë e PD-së, për t’u shkëputur prej saj në vitin 1992, së bashku me të ashtuquajturin “grup të mocionistëve” e për të krijuar PAD-në. Më pas ai ka qenë aleat i ngushtë me PS-në deri rreth një vit më parë, por që deklaroi largimin nga aleanca e majtë, duke bërë përgjegjës Edi Ramën si shkaktar i prishjes së ekuilibrave mes së majtës dhe prishës i marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtyre partive.
LSI-Partia e Gjelbër
Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi dje marrëveshjen e parë të bashkëpunimit në një koalicion me Partinë e Gjelbër shqiptare, që është anëtare e Partisë së Gjelbër europiane. Ishin pikërisht dy krerët e këtyre partive, Ilir Meta dhe Edlir Petanaj, që firmosën një marrëveshje të tillë. Në ditët në vazhdim pritet që LSI-ja të nëshkrojë një tjetër marrëveshje, po në këtë kuadër, me Partinë Socialiste 91 të kryesuar nga Petro Koçi. Kështu, brenda kampit të majtë po starton formësimi i dy koalicioneve, ku njëri kryesohet nga LSI-ja dhe tjetri nga PS-ja. Duke u ndalur në këtë marrëveshje, Meta vuri në dukje se “është kënaqësi e veçantë që sot të nënshkruajmë me Partinë e Gjelbër shqiptare, anëtare e Partisë së Gjelbër europiane, marrëveshjen e parë për koalicionin tonë fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit”. Sipas tij, një marrëveshje e tillë bëhet në emër të një mjedisi tmerrësisht të kërcënuar sot për qytetarët shqiptarë, të një mjedisi që po kthehet jo vetëm në një kërcënim social, por edhe në një agresion ndaj shëndetit të qytetarëve dhe të popullsisë. Njëkohësisht, ndalur në impaktin që pritet të japë ky koalicion në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, Meta vuri në dukje se “përvoja dhe mbështetja që ajo do të ketë nga Partia e Gjelbër europiane, që është një nga partitë kryesore dhe në Parlamentin Europian, do të jetë një garanci për të gjithë koalicionin tonë se ai vërtet do të jetë i sukseshëm në alternativat që do të japë për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit”.
Ndarja PS-LSI
Afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme pritet të japë një panoramë të qartë mbi mënyrën se si do të paraqitet kampi i majtë në fushatën e ethshme elektorale. Por edhe pse herët për të thënë se cila do të jetë forma me të cilën do të dalin në fushatë të majtët, momentalisht janë dy boshtet kryesore ato që shihen sot në kampin opozitar. Nga njëra anë është Partia Socialiste me dy partitë mbështetëse të saj: Partia Socialdemokrate dhe Demokracia Sociale. Në anën tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nënshkroi marrëveshjen e parë të saj me Partinë e Gjelbër shqiptare, për t’u pasuar nga një tjetër marrëveshje, konkretisht me partinë më të re brenda kampit të majtë, “PS-91”. Kështu, ndarja e PS-së me LSI-në tashmë është e konfirmuar.