Zef Bushati emërohet zëvendësambasador në Itali
12/02/2009 Zëvendësministri i Integrimit largohet nga posti qeveritar me kërkesë të tij dhe i rikthehet diplomacisë
Zëvendësministri i Integrimit Zef Bushati largohet nga kabineti qeveritar. Burime pranë qeverisë shprehen se Bushati do t’i rikthehet karrierës diplomatike dhe se pas pak ditësh ai do të marrë zyrtarisht postin e zëvendësambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Romë (Itali). Pas zyrtarizimit të largimit të Bushatit në detyrën e re, pritet që Kryeministri Berisha të caktojë zëvendësministrin e ri të Integrimit, një emër që mësohet se do të propozohet nga PD-ja dhe do të jetë nga radhët e Komitetit të Orientimit të Politikave.
Vendimi
Largimi i Bushatit nga posti i zëvendësministrit për në detyrën e zëvendësambasadorit të Shqipërisë në Romë është pranuar edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Burime qeveritare shprehen se ka qenë vetë Bushati ai që ka kërkuar largimin nga posti zëvendësministror, detyrë që e mban që pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007. Në kërkesën e tij, drejtuar edhe Kryeministrit, zëvendësministri Bushati ka parashtruar si kërkesë për largimin e tij nga posti qeveritar arsye personale. Mësohet se menjëherë pas miratimit të kërkesës i është ofruar posti i numrit dy të ambasadës shqiptare në Romë, duke iu rikthyer në këtë mënyrë karrierës diplomatike. Nga ana tjetër zëvendësministri i Integrimit ka mohuar kategorikisht largimin e tij prej postit qeveritar. I kontaktuar nga “Metropol” në lidhje me detyrën e re që pritet të marrë, Bushati tha se absolutisht nuk është e vërtetë. “Unë jam në detyrë dhe punoj shumë i qetë dhe në kushte shumë komode. Prandaj e përsëris se nuk është absolutisht e vërtetë largimi im nga posti i zëvendësministrit të Integrimit”, - theksoi Bushati. Gjithsesi, burimet shprehen se emërimi i Bushatit në detyrën e re është çështje ditësh dhe se Ministria e Punëve të Jashtme është duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm. Zef Bushati në vitin 2002 është dekretuar nga ish-presidenti Rexhep Meidani si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, post që e ka mbajtur deri në vitin 2006. Në kohën e marrjes së detyrës së re Bushati ka qenë kryetar i PDK-së, ndërsa është zëvendësuar në këtë pozicion nga Nikollë Lesi. Pas përfundimit të misionit diplomatik Bushati është rikthyer në radhët e PDK-së, ku ka mbajtur postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe një vit më vonë është përfshirë si përfaqësues i demokristianëve në qeveri me postin e zëvendësministrit të Integrimit.