E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, takohen ambasadorët

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka pritur sot ambasadorët e SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe të OSBE-së Eugen Wollfarth.

Në takimin i cili është zhvilluar në zyrën e shefit të BE-së Sequi kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian si ambasadori hollandez dhe ambasadorja gjermane.
 

Nuk dihen ende detajet e takimit por mendohet se situata parazgjedhore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të 8 maj në Shqipëri ka qenë në qendër të bisedimeve të ambasadorëve.
 

Ndërkohë ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë shpeshherë kanë bërë thirrje që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat që Shqipëria ka bërë ndonjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›