E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polica bashkiake e Elbasanit nuk lejon punimet e ujësjellësit

04-05-2011 / Gazeta 55

Bashkia, vendim politik dhe hakmarrës, katër vjet asnjë investim

Policia Bashkiake e Elbasanit, bllokoi dje punimet e ndërmarrjes së ujësjellësit “Elber” sh.p.k në lagjen “NSHU”, në periferi të qytetit, për shkak të mos pajisjes me lejen përkatëse. Nga policia bashkiake bëhet e ditur se ndërprerja e punimeve është bërë pasi kjo ndërmarrje nuk ka marrë leje në Bashki për fillimin e punimeve të kanalizimeve të ujërave të bardha në këtë zonë.
Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit “Elber” sh.p.k, Ardjan Zhidro, i ndodhur në vendin e ngjarjes, ka deklaruar se “nuk është hera e parë që Bashkia bëhet pengesë në këto zona për të kryer investime”. Zhidro e cilëson këtë fakt politik, pasi, sipas tij, “banorët shprehen se Bashkia ka katër vjet që nuk ka kryer asnjë investim dhe se vota e tyre do të jetë për ‘Aleancën e Qytetarit’”.
Ndërkohë, janë vetë banorët që kanë kundërshtuar policinë bashkiake për bllokimin e punimeve, pasi, sipas tyre, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se bashkia e Elbasanit nuk ka kryer asnjë investim për zgjidhjen e problemit, ndërsa për të kryer nevojat e tyre ata detyrohen të mbushin ujë nëpër puse, që kanë hapur privatisht, ose nëpër lagjet e tjera të qytetit. Punimet, që janë ndërprerë për momentin, pritet që të nisin sërish ditën e sotme. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›