Kryeministri: Gjuha angleze, gjuha e te rinjve, shqiptaret perfitues
Kryeministri Berisha e cilesoi dje gjuhen angleze, kryesisht si nje gjuhe te te rinjve. Sipas tij, te rinjte jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten e kane bere te tyren kete gjuhe. "Te rinjte e kane adoptuar me se miri kete gjuhe, pavaresisht kombit te cilit i perkasin apo kontinenteve, pavaresisht kultures se tyre apo besimit fetar. Anglishtja eshte bere gjuha e mendjes dhe zemres", vleresoi Berisha. Po keshtu, kryeministri theksoi se anglishtja konsiderohet edhe si gjuha e shkences dhe rinovimit. Ai shprehu bindjen se bashkimi i sapokrijuar eshte nje perfitim i madh ne te mire te rinise shqiptare. Ne te njejten kohe e cilesoi dhe gjuhe te integrimit.
Berisha: Gjuha angleze, ne arsimin parashkollor
Bashkimi Anglishtfoles do te punoje ngushtesisht me institucionet shqiptare, ne fushen e arsimit, per te dhene kontributin e tij, ne ndihme te procesit te integrimit. Ky ishte premtimi qe beri Kryetari i Unionit te Anglofonise Boterore, Lordi Watson, gjate takimit qe zhvilloi paraditen e djeshme, me kryeministrin Berisha. Njeheresh, ky bashkim, sipas Lordit Watson, do te jape nje kontribut te madh, ne cdo institucion arsimor te vendit. Ndersa, kreu i qeverise, Berisha theksoi se ne mandatin qe sapo ka filluar, qeveria shqiptare do t'i kushtoje nje rendesi te vecante "promovimit te mesimit te gjuhes angleze edhe per moshat parashkollore". Duke vleresuar rendesine dhe peshen qe gjuha angleze ruan ne arenen nderkombetare dhe ne te gjitha fushat e tjera, Kryeministri i beri me dije Lordit Watson per angazhimin e qeverise shqiptare per promovimin e metejshem te gjuhes angleze ne vend, si brenda institucioneve arsimore, ashtu edhe me gjere. Sipas tij, ne arritjen e ketij qellimi, ndikonte edhe fakti se qeveria kishte arritur futjen e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Kryeministri theksoi gjithashtu, se afrimi natyror me gjuhen angleze vjen edhe nga fakti se gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indo-evropiane dhe shume tinguj te gjuhes shqipe jane te ngjashem me ato te gjuhes angleze. Ai u shpreh se qeveria qe drejton do te marre te gjitha masat qe anglishtja te vazhdoje te jete nje nga lendet prioritare, te arsimit shqiptar. Lordi Alan Watson eshte kryetar i Bashkimit Anglishtfoles dhe kjo eshte organizata me e madhe anglishtfolese ne bote, e cila shtrihet ne me se 50 vende. Prej dekadash pozicionin e Kryetarit te Nderit e mban Madheria e Saj, Mbreteresha Elizabet, e Britanise se Madhe. F.M