Kokteil, ne vilen 31 dhe tufa me lule per Topallin
Tre buqeta me lule dhe shume duartrokitje per rizgjedhjen ne krye te Kuvendit, te Jozefina Topalli. Ndryshe nga seancat e tjera plenare, kete here, lozha e Parlamentit ishte mbushur plot e perplot me femra, qe kishin ardhur te shihnin drejtpersedrejti votimin per Jozefina Topallin, ne rikandidimin per postin e kryetares se Kuvendit. Femrat prezente ne salle, ishin drejtuese institucionesh, nepunese te administrates shteterore, mbeshtetese te kryetares Topalli si dhe te forumeve te grave ne mbane vendin. Si per falenderim e mirenjohje, menjehere pas shpalljes si Kryetare e Kuvendit edhe per kater vitet e ardhshme, Topalli takoi te parin kryeministrin Sali Berisha, Kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, e me pas me radhe deputetet demokrate, por edhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim, aleate te qeverise. Rizgjedhja e Topallit, u shoqerua gjate me duartrokitje te shumta ne salle, jo vetem nga mbeshteteset e saj, por edhe trupi diplomatik si dhe perfaqesuesit nderkombetare te pranishem ne seancen e djeshme plenare. Menjehere pas mbylljes se votimit, dy tabelat elektronike ku zakonisht tregojne votat e deputeteve per projektligje te ndryshme, kishin fotografine e kryetares se rizgjedhur. Por ceremonia nuk mund te mbyllej me kaq. Festa vijoi ne Vilen 31 ne kryeqytet. Kryetarja e Kuvendit e sapo rizgjedhur, Topalli, ftoi te gjitha te pranishmet femra ne salle, mbeshtetese te saj, per nje kokteil ne Vilen 31, per te festuar rizgjedhjen e saj edhe per nje mandat te dyte ne krye te Kuvendit.