Administrata e Obamës do të mbështesë Kosovën
Uashington–Profesor i shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes Stiven Majer, thotë se administrata e re amerikane do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe do të mbështesë qëndrimet tashmë të njohura në lidhje me Bosnjën e Hercegovinën dhe vendet e tjera rajonale. Sipas Majerit, politika e administratës së Barak Obamës ndaj Ballkanit do të jetë në nivel të rangut të mesëm të burokratëve në Departamentin e Shtetit dhe se këta janë njerëz që edhe më herët kanë qenë pjesë e administratës së demokratëve në kohën e Klintonit.
"Mirëpo kjo politikë hap mundësinë që Serbia të ecë rrugës së vet, ndonëse politika e deritanishme e Beogradit nuk inkurajon në këtë pikëpamje"-tha Majer për "Zërin e Amerikës", duke shtuar se mbetet të shihet nëse liderët e Serbisë do të kenë kurajo dhe vullnet politik që të përballen me sfidat e reja.