Zgjedhjet në Afganistan, talebanët vazhdojnë sulmet
Në një klimë tensioni ku priten të regjistrohen sulme jo të pakta nga talebanët, në Afganistan ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit të së enjtes ose në oren 04.30 sipas orës sonë, votimi për zgjedhjet presidenciale. Rreth 17 milionë njerëz me të drejtë vote janë thirrur për të votuar dhe ata do të mund të zgjedhin presidentin që do të drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme si dhe anëtarët e 34 asambleve apo këshillave provincialë në Afganistan. Policia afgane ka bërë të ditur se në Kabul ka patur një shkëmbim zjarri në rajonin Karti Naw, ndërmjet policisë afgane dhe një grup talebanësh të armatosur. Talebanët me herët kishin kërcënuar se do të vrisnin cilindo që do ta kishte shenjën e bojës së votimit në gisht. Zabib Mujahid, zëdhënës i talebanëve ka deklaruar se në qytet janë të paktën 5 kamikazë të veshur me jelekë me eksplozivë. Sipas tij njëri ka hedhur veten në erë përpara një komisariati , duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 policëve. Por lajmi nuk ështe konfirmuar. edhe pse masat e sigurisë janë të rrepta në gjithë vendin, ka patur njoftime për zjarr mortajash në qytetin jugor të Kandaharit.
Zgjedhjet sipas burimeve lokale po zhvillohen normalisht në Herat ku ka një prani te theksuar të trupave ushtarake italiane. Ndërsa sulme të talebanëve janë regjistruar edhe në Logar , në jug të Kabulit. Incidente dhe shpërthime janë regjistruar në disa qendra votimi në Kabul, si psh në Ghazni dhe në Kapisa. Sipas burimeve ende te pakonfirmuara, në një qendër zgjedhore është hedhur një bombe dore, ndërsa dy shpërthime kanë tronditur një ndërtesë tjetër.