SHBA/ Stuhia godet New York-un, dëme të mëdha
Një stuhi e fuqishme ka goditur të martën New York-un, duke provokuar dëme të jo të pakta në këtë vend. Dhjetëra pemë janë thyer në Central Park, ndërsa ka patur probleme edhe me rrymën elektrike. Mediat lokale kanë transmetuar pamje dhe foto gjatë kohës së shkrepëtimave dhe vetëtimave në qiellin e Manhattanit. Shërbimi kombëtar meteorologjik bën të ditur se stuhia ka prekur këtë park gjatë orëve të mbrëmjes dhe ka raportuar se shpejtësia e erës ka arritur deri në 70 milje në orë. Ndërsa gjatë ditës, skuadrat me punëtorë të shumë të bashkisë kanë nisur të pastrojnë Central Park, nga dëmet e provokuara nga stuhia e fuqishme. Zyrtarët bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka patur të plagosur. Ndërkaq i përshkruar si ekstremisht i rrezikshëm, stuhia e katëgorisë 4, uragani Bill, i është afruar ishullit të Bermudas në Atlantik. Ndërsa më pas sipas meteorologëve mund të përshkojë pjesën lindore të Shteteve të Bashkaura të premten dhe të shtunën.