Zgjedhjet në Britani, debati i parë televiziv mes kandidatëve për kryeministër
është zhvilluar në Britani, debati televiziv ndërmjet tre kandidatëve që pretendojnë të zënë postin e kryeminstrit të ardhshëm të vendit. Nick Clegg, lideri i Liberal Demokratëve në këtë vend, sipas të dhënave të sondazheve të pasdebatit të paprecedentë, duket se ka arritur një sukses bindës ndaj dy rivalëve të tjerë. Liberal Demokratët përbëjnë edhe forcën e tretë politike më të madhe në vend. Zgjedhjet kombëtare në Britani janë parashikuar të zhvillohen në datën 6 maj. Ndërkaq miliona shikues që ndoqën debatin 90 minutësh në televizion, duket se janë ende të pavendosur për të përcaktuar se për cilin do të votojnë. Megjitahtë duket se më bindës në argumentat dhe deklaratat përkatëse, ka qene 43 vjeçari Glegg , ndërsa është përballur me kryeministrin aktual Gordon Braun që i përket Partisë së Qendrës së Majtë, dhe me David Camerun, nga Partia e Qendrës së Djathtë, Partia Konservatore.
Liberal Demokratët ankohen se përfaqësimi i tyre në parlament nuk reflekton numrin e votave që ata marrin, dhe si rezultat, kurrë nuk e kanë shansin për të qenë pjesë e qeverisë. Glegg u përball me Brown, që është 59 vjeç dhe me Cameron, 43 vjeçar.
Sondazhet e opinionit mbi zgjedhjet, sugjerojnë se konservatorët janë më përpara në rezultate , për të vijuar më pas me Partinë e Punës, që përfaqesohet nga Brown dhe në vend të tretë si parti renditen Liberal Demokratët. Por edhe pse sipas sondazheve, konservatorët janë në kryesim, avantazhi i tyre, nuk është i mjaftueshëm për të siguruar një shumicë të përgjithshme ne parlament.
Në diskutimin televiziv, u diskutua më së shumti për ekonominë. Brown i cili ka qenë ministër i Financave për 10 vjet para se Toni Blair t'i dorëzonte postin si kryeministër në 2007, u përpoq që ta portretizonte veten si eksperti më i mirë i ekonomisë.
Debati u zhvillua në qytetin verior të Anglisë, Mançester, dhe u fokusua në çështjet e brendshme. Deri në zgjedhje, do të zhvillohën edhe dy debate të tjera, një për çështjet ndërkombëtare dhe një tjetër tërësisht për ekonominë.