E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pluhuri vullkanik bllokon trafikun ajror



Udhëtarët e avionëve mund të përballen me vonesa disa ditore për shkak të resë së madhe nga vullkani në Islandë, i cili detyroi mbylljen e trafikut ajror në Evropën Veriore, ndërsa mijëra udhëtarë mbetën në aeroportet e Evropës dhe botës.

Grupi për kontrollin e trafikut, Eurocontrol, tha se sot pritet të anulohen gjysma e të gjitha fluturimeve ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore.

Autoritetet në Belgjikë, Britani Danimarkë, Holandë, Norvegji dhe Suedi u detyruan të mbyllin hapësirën ajrore për shkak se pluhuri vullkanik mund t'i bllokojë motorët e aeroplanëve.Ndërkohë, pak më parë edhe Frankfurti ka njoftuar mbylljen e aeroportit për shkak të resë së hirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›