E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Departamentit të Punës: Bie shkalla e papunësisë në SHBA

Pavarësisht se ekonomika nuk ka dhënë shumë vende pune, të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë flasin për një ulje të papunësisë në SHBA, në masë 8.1% për muajin prill.
 

Të dhënat e Departamentit amerikan të punës tregojnë se papunësia është pak më e vogël se në muajin mars, kur ishte 8.2%.
Ekonomia ka shtuar 115 mijë vende punë në muajin prill, që është shtimi më i vogël në gjashtë muaj.

Papunësia ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë disa muajve të kaluar, pasi gjatë gjithë vitit të kaluar ishte afër shkallës 9%.

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka indikuar se pret që papunësia ta rëndoj fuqishëm rritjen ekonomike për një kohë.

Analistët thonë se ripërtëritja e ngadalshme dhe stagnimi i vendeve të punës, mund të ulë shanset e presidentit Barak Obama për rizgjedhje.

Rivali republikan, Mit Romni, është shprehur se Obama nuk e ka marrë rrugën e drejtë për përmirësimin e ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›